Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Pritet revolucion te Milani, Ibrahimovic me pushtet të plotë

VETEMSPORT 17.05.2026 3 minutes read
Milan

Milani po hyn në një fazë të re ndryshimesh, me pronarët që po përgatisin një riorganizim të plotë të strukturës sportive dhe menaxheriale. Në qendër të këtij projekti të ri pritet të jetë Zlatan Ibrahimovic, i cili po fiton gjithnjë e më shumë pushtet brenda klubit kuqezi.

Gjithçka është diskutuar gjatë një takimi të zhvilluar në Londër mes pronarit Gerry Cardinale dhe drejtuesve të Milanit. Në këtë mbledhje janë analizuar rezultatet e sezonit aktual, situata sportive e skuadrës dhe strategjia për të ardhmen. Mungesa e sigurisë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm ka shtuar presionin mbi drejtuesit dhe ka përshpejtuar procesin e ndryshimeve.

Deri tani, Ibrahimovic kishte një rol si këshilltar i RedBird dhe ishte i pranishëm pranë skuadrës në Milanello, por pa kompetenca të plota operative. Sipas raportimeve të fundit, suedezi pritet të marrë drejtimin e plotë të sektorit sportiv dhe të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në vendimet më të rëndësishme të klubit.

Ibrahimovic do të ketë rol vendimtar në strategjinë e merkatos, në menaxhimin e grupit dhe në zgjedhjen e figurave kryesore të projektit sportiv. Kjo lëvizje pritet të ndryshojë edhe balancat brenda klubit, pasi kompetencat sportive do të largohen pjesërisht nga administratori Giorgio Furlani.

Norka Security

Pozicioni i këtij të fundit është në vlerësim nga drejtuesit e klubit, ndërsa organizimi i ri mund të sjellë ndryshime të tjera.

Një tjetër çështje e rëndësishme lidhet me pankinën kuqezi. Raportohet se marrëdhënia mes Ibrahimovic dhe trajnerit Massimiliano Allegri nuk është më e fortë dhe e ardhmja e teknikut livornez mbetet në dyshim. Sipas mediave italiane, largimi i Allegrit në fund të sezonit konsiderohet një skenar i mundshëm.

Ibrahimovic kërkon një Milan më agresiv dhe më konkurrues, me një projekt të ndërtuar për të ardhmen, por njëkohësisht me objektiva të menjëhershëm për trofe. Pikërisht për këtistë arsye, merkato e verës shihet si një moment vendimtar për klubin.

Drejtuesit synojnë të ndërtojnë një skuadër më të balancuar, duke ruajtur lojtarët kryesorë dhe duke afruar profile që mund të japin rezultat të menjëhershëm. Strategjia e re parashikon investime më të kujdesshme dhe afrime në repartet ku skuadra ka pasur më shumë probleme gjatë sezonit.

Post navigation

Previous: Historike në Gjermani! Skuadra e qytetit me 13 mijë banorë ngjitet në Bundesligë
Next: Bitri drejt rikthimit në Superiore, projektohet te pretendentët

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.