Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Historike në Gjermani! Skuadra e qytetit me 13 mijë banorë ngjitet në Bundesligë

VETEMSPORT 17.05.2026 2 minutes read
Elversberg

Elversberg

Elversberg ka shkruar historinë në futbollin gjerman, duke siguruar për herë të parë ngjitjen në Bundesliga. Skuadra që përfaqëson një qytet të vogël me rreth 13 mijë banorë e mbylli sezonin në vendin e dytë të Bundesliga 2, pas një suksesi të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Preussen Münster.

Ekipi i drejtuar nga Vincent Wagner arriti objektivin më të madh që prej themelimit të klubit, vetëm dy vite pasi ishte ngjitur për herë të parë në kategorinë e dytë gjermane. Pas zhgënjimit të madh të sezonit të kaluar, kur humbi mundësinë e promovimit në fazën “play-off”, Elversberg këtë herë nuk lejoi surpriza në ndeshjet shtesë dhe siguroi biletën direkte për në elitën e futbollit gjerman.

Fitorja ndaj Preussen Münster rezultoi vendimtare në javën e fundit të kampionatit. Me këtë sukses, Elversberg e mbylli sezonin me pikë të barabarta me Paderborn-in, por përfitoi nga golavarazhi më i mirë. Diferenca e golave në fund ishte saktësisht elementi që ndau dy skuadrat në renditje dhe i dha Elversberg-ut promovimin historik direkt në Bundesliga.

Nga ana tjetër, Paderborn do të kërkojë ngjitjen përmes fazës “play-off”, ku do të përballet me Wolfsburg-un. Për Paderborn-in, kjo mbetet mundësia e madhe për t’u rikthyer në elitë pas gjashtë vitesh mungesë. Një tjetër zhgënjim ishte ai i Hannover-it, që humbi mundësinë për t’u ngjitur direkt pasi barazoi 3-3 ndaj Nürnberg-ut në minutat e fundit, duke përfunduar në vendin e katërt.

Norka Security

Ndërkohë, drama nuk mungoi as në fundin e tabelës së klasifikimit. Fortuna Düsseldorf ra zyrtarisht në kategorinë e tretë (3. Liga) pas humbjes 3-0 ndaj Greuther Fürth. Situata në mbijetesë u komplikua tej mase nga fakti se tre skuadra e mbyllën sezonin me pikë të barabarta. Greuther Fürth, pas suksesit ndaj Düsseldorf-it, siguroi gjithashtu një vend në “play-off”-in e mbijetesës, ku do të përballet me Rot-Weiss Essen për të qëndruar në kategorinë e dytë.

Post navigation

Previous: Partizani përfiton nga mesfushori në Spanjë
Next: Pritet revolucion te Milani, Ibrahimovic me pushtet të plotë

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

elvis plori
  • Kampionati

U largua nga Besëlidhja, Elvis Plori rikthehet menjëherë në stol

VETEMSPORT 19.10.2026
topi superiore
  • Kampionati

E BUJSHME/ Largohet trajneri te pretendentët e Superiores?

VETEMSPORT 18.10.2026
tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.