Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Qeveria merr vendimin për stadiumin “Selman Stërmasi”

VETEMSPORT 24.04.2026 2 minutes read
1726063753_selmanstrmasibashkiatirane

Stadiumi i kryeqytetit, “Selman Stërmasi”, po bëhet gati për një transformim rrënjësor. Qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi një shtesë në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM), duke i hapur rrugën projektit të investimit për rijetëzimin e tij përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare.

Sipas vendimit të fundit (datë 30.3.2026), procesi do të kryhet përmes instrumentit ligjor të sipërmarrjes, duke e pozicionuar Korporatën si zhvilluesin kryesor të projektit.

Ndonëse detajet teknike dhe arkitekturore të ndërhyrjeve nuk janë bërë ende publike, ky hap ligjor konfirmon kalimin e pronës shtetërore në funksion të një investimi madhor që synon të kthejë stadiumin në një qendër moderne sportive dhe ekonomike.

Ky projekt pason transferimin e pronës te AIC të vendosur në fund të vitit 2024, duke shënuar një fazë të re për impiantin që prej kohësh ka qenë jashtë standardeve për ndeshje ndërkombëtare.

Norka Security

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 7, të  ligjit nr.71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”, dhe në zbatim të shkronjës “b”, të pikës 1, të kreut II, të vendimit nr.137, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira, enfiteozë, leasing, shitje, përdorim si kolateral dhe të përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.769, datë 13.12.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin te Korporata e Investimeve Shqiptare të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Rijetëzimi i stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Tiranë””, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

a) Në pikën 2 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

i. Pas fjalëve “… për të vepruar si zhvillues …” shtohen “… nëpërmjet instrumentit ligjor të sipërmarrjes …”;

ii. Fjalët “… vendimeve nr.95, datë 9.9.2024 dhe nr.112, datë 8.10.2024 …” zëvendësohen me “… vendimeve nr.95, datë 9.9.2024, nr.112, datë 8.10.2024 dhe nr.36,  datë 30.3.2026 …” thuhet në VKM e miratuar së fundmi.

Post navigation

Previous: Po vjen Skënderbeu i madh, Takaj zbulon detajet
Next: Hygerta Sako “fiton” ndaj Martinit, e pëson trajneri i Vllaznisë

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.