Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Ronaldo rrezikon Botërorin, sulmuesi portugez në telashe të mëdha

VETEMSPORT 14.11.2025 2 minutes read
CR

Cristiano Ronaldo përjetoi momentin më negativ të karrierës së tij në kombëtare!

Ai u ndëshkua me kartonin e kuq të parë në 226 ndeshje me Portugalinë, në humbjen befasuese 2-0 ndaj Irlandës.

Sulmuesi 40-vjeçar la lojën në minutën e 59-të, pas një goditjeje me bërryl ndaj mbrojtësit Dara O’Shea.

E ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë.

Norka Security

Sipas Kodit Disiplinor të FIFA-s, “goditja me bërryl” dënohet me tre ndeshje pezullim. CR7 do të humbasë ndeshjen finale të kualifikimeve ndaj Armenisë të dielën.

Por nëse FIFA vendos për tri ndeshje, legjenda portugeze do të mungojë edhe në dy takimet e para të Grupit F në Botërorin 2026, turneu që vetë Ronaldo e ka shpallur si të fundit në karrierën e tij ndërkombëtare.

“Ai më uroi që ia vura presion arbitrit,” pas takimit tha trajneri i irlandezëve, Heimir Hallgrimsson, i cili më herët kishte kërkuar ndryshimin e arbitrit suedez Glenn Nyberg.

Ai tha me ironi se CR7 e uroi që e vuri nën presion gjyqtarin, porse ai nuk ka lidhje me veprimin e lojtarit, vetëm nëse do të kishte hyrë në mendjen e lojtarit.

Tani ylli portugez pret me padurim vendimin e Komitetit Disiplinor të FIFA-s.

Mungesa në dy takimet e para të Kupës së Botës, sigurisht që do t’i linte një shije të hidhur kapitenit të luzitanëve, që ka shansin e fundit të lërë shenjë.

Post navigation

Previous: Nuk kishte ndodhur kurrë, rekord historik nga Shqipëria
Next: Shqipëri-Kosovë në “play off”?! Nuk ka më dyshime, vendosen vazot

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.