Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Rregullorja “djeg” Tiranën, bardheblutë drejt Kategorisë së Parë

VETEMSPORT 15.04.2026 2 minutes read
tirana1

Beteja për mbijetesë në Superiore është futur në fazën më të nxehtë, ku pesë javë para fundit, Tirana, Vora dhe Bylisi gjenden në një baraspeshë të plotë pikësh.

Situata është aq komplekse sa llogaritë e rregullores së FSHF-së po kthehen në një sfidë më vete për klubet, veçanërisht për bardheblutë.

Sipas rregullores, renditja gjatë kampionatit bazohet te golavarazhi i përgjithshëm, por në fund të sezonit gjithçka vendoset nga ndeshjet direkte.

Në një skenar ku të tria skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta, Vora është skuadra më e avantazhuar falë golavarazhit më të mirë në përballjet mes tyre (+2). Tirana dhe Bylisi ndodhen në vështirësi me golavarazh -1 në këto sfida.

Paradoksi i kësaj gare qëndron te fakti se Tiranës mund t’i duhet të bëjë “tifozllëk” për fitoren e njërit prej rivalëve në javën e fundit.

Nëse Vora dhe Bylisi ndajnë pikët dhe lënë Tiranën në baraspeshë me ta, bardheblutë rrezikojnë seriozisht për shkak të golavarazhit të përgjithshëm, ku aktualisht Bylisi qëndron më lart falë një goli më shumë të shënuar.

RREGULLORJA E FSHF-SË

22.4. Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret më poshtë:

  1. Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  2. Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
  3. Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Abissnet Superiore në sezonin përkatës;
  4. Numri më i madh i golave të shënuar gjatë Kampionatit Kombëtar të Futbollit, për Abissnet Superiore, sezoni futbollistik përkatëse;
  5. Me short;

RENDITJA ME PËRBALLJET DIREKTE(Ka mbetur për t’u luajtur Vora-Bylis)

Screenshot 2026-04-15 180747

Post navigation

Previous: Arrihet akordi/ Nga Superliga te Rijeka, mesfushori bën hapin e madh
Next: Tërheqje nga kampionati apo dorëheqje? Egnatia paralajmëron “bombën”, njoftimi i klubit

Të ngjashme

IMG_4236
  • Kampionati

E KRYER/ U largua nga Vllaznia, Yago firmos në Superiore

VETEMSPORT 12.06.2026
Skenderbeu
  • Kampionati

ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Skënderbeu, firmos me ekipin tjetër në Superiore

VETEMSPORT 12.06.2026
IMG_4227
  • Kampionati

E bëjnë të kryer/ Partizani zgjedh trajnerin e ri, ka drejtuar Shqipërinë në Europian

VETEMSPORT 11.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

maskotat
  • Bota

E pazakontë, maskotat e Botërorit arrestojnë trafikantin e drogës

VETEMSPORT 12.06.2026
IMG_4236
  • Kampionati

E KRYER/ U largua nga Vllaznia, Yago firmos në Superiore

VETEMSPORT 12.06.2026
Skenderbeu
  • Kampionati

ZYRTARE/ Sulmuesi largohet nga Skënderbeu, firmos me ekipin tjetër në Superiore

VETEMSPORT 12.06.2026
kartoni i kuq
  • Bota

Gola dhe 3 kartonë të kuq, Botërori nis me spektakël

VETEMSPORT 11.06.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.