Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Tërheqje nga kampionati apo dorëheqje? Egnatia paralajmëron “bombën”, njoftimi i klubit

VETEMSPORT 16.04.2026 2 minutes read
egnatia

Klubi i Egnatias ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku trajneri Edlir Tetova do të dalë para mediave ditën e nesërme në orën 11:00. 

Ky zhvillim vjen në një moment kritik për kampionët e Shqipërisë, pas dënimit të rëndë nga Komisioni i Disiplinës, i cili e pezulloi trajnerin Tetova me 6 muaj jashtë fushave të lojës. Krahas tij, Disiplina ka ndëshkuar edhe mesfushorin Albano Aleksi, drejtorin sportiv dhe anëtarë të tjerë të stafit, duke krijuar një situatë kaotike në klub vetëm pak javë para mbylljes së sezonit.

Në njoftimin zyrtar, klubi thekson se kjo deklaratë ka një “rëndësi të madhe” dhe do të prekë problematikat e hasura gjatë sezonit, projektin e ardhshëm dhe vazhdimësinë e punës nën dritën e pezullimeve të fundit. Pritet që Tetova të sqarojë pozicionin e tij dhe hapat që do të ndërmarrë klubi rrogozhinas për të përballuar këtë krizë në një fazë kaq delikate të kampionatit. 

NJOFTIMI: 

Të nderuar kolegë gazetarë,

Klubi i Futbollit Egnatia ju falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.

Ju urojmë punë të mbarë dhe suksese në aktivitetin tuaj profesional.

Ju njoftojmë se nesër, në orën 11:00, Trajneri Tetova dhe KF Egnatia deklaratë për problematikat e sezonit dhe vazhdimesine e punes dhe projektit, deklarata ka një rëndësi të madhe trajnerin Tetova,  për klubin dhe më tej. 

Për këtë arsye, prania juaj është shumë e rëndësishme dhe e mirëpritur.

Duke vlerësuar seriozitetin e çështjes që do të trajtohet, shpresojmë në mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen tuaj sa më të gjerë.

Për çdo detaj shtesë, do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me ju.

Post navigation

Previous: Rregullorja “djeg” Tiranën, bardheblutë drejt Kategorisë së Parë
Next: Tetova e mbyll me Egnatian, kalon te rivalët e Superiores

LEXO EDHE:

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.