Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Rregullorja e FSHF, një skuadër merr avantazhin për duelin vendimtar

VETEMSPORT 29.04.2026 2 minutes read
FSHF-denon-dhunen

Kategoria e Dytë ka hyrë në fazën e saj më nxehtë, ku dy sfida deçizive janë planifikuar të luhen këtë të diel, më 3 maj, në orën 15:00. Sopoti do të masë forcat me Shirokën në stadiumin “Selman Stërmasi” për Grupin A, ndërsa Butrinti do të luajë ndaj Bylisit B në “Luz i Vogël” për Grupin B.

Këto takime do të jenë me eliminim direkt dhe, në rast barazimi, fituesi do të përcaktohet përmes goditjeve të penalltive. Sipas rregullores së FSHF-së, nuk do të ketë short, pasi çiftet finale janë të paracaktura në bazë të pozicionimit në grupe.

Rregullorja krijon një skenar interesant për fazën tjetër, ku fituesit e këtyre sfidave do të tentojnë ngjitjen përmes ndeshjeve “play-off” me ekipet e Kategorisë së Parë. Fituesi i Grupit B (Butrinti ose Bylisi B) ka një avantazh teorik pasi do të përballet me vendin e 10-të të Kategorisë së Parë, pozicion që aktualisht mbahet nga Kukësi.

Ndërkohë, fituesi i çiftit Sopoti-Shiroka do të ketë një mision më të vështirë, pasi do të ndeshet me vendin e 9-të, ku për momentin renditet Luftëtari. Gjithçka mbetet e hapur, teksa java e fundit në Kategorinë e Parë do të vulosë përfundimisht emrat e skuadrave që do të luftojnë për mbijetesë.

Post navigation

Previous: Në Superiore e shkarkuan, trajneri ulet në stolin e… Ajax
Next: Hapet thesi! Klubi i Superiores jep premio 200 milionë lekë

LEXO EDHE:

skenderbeu
  • Kampionati

FIFA zbulon klubet, Skënderbeu dhe pretendentët me merkato të bllokuar

VETEMSPORT 25.08.2026
IMG_6127
  • Kampionati

ZYRTARE/ Festë te klubi i Superiores, FIFA zhbllokon merkaton

VETEMSPORT 25.08.2026
IMG_6125
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim i çuditshëm, zbulohet sa arkëtoi Vllaznia nga Kobiljar 

VETEMSPORT 25.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

skenderbeu
  • Kampionati

FIFA zbulon klubet, Skënderbeu dhe pretendentët me merkato të bllokuar

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
IMG_6127
  • Kampionati

ZYRTARE/ Festë te klubi i Superiores, FIFA zhbllokon merkaton

VETEMSPORT 25.08.2026
IMG_6125
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim i çuditshëm, zbulohet sa arkëtoi Vllaznia nga Kobiljar 

VETEMSPORT 25.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.