Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Shkarkimi i Amorim i kushton shtrenjtë Manchester United

VETEMSPORT 06.01.2026 2 minutes read
ruben_amorim_3-1024x576

Manchester United po jeton një krizë të vazhdueshme që nuk duket se ka fund. Nuk e fiton titullin e Premier League që nga viti 2013 dhe që nga ai moment shumë trajnerë të mëdhenj kanë kaluar në Old Trafford me objektiv ngritjen e skuadrës, por asnjë nuk ia ka dalë mbanë.

I fundit që dështoi në këtë mision ishte pikërisht Ruben Amorim që u shkarkua nga drejtuesit e Manchester City ditën e hënë pas një pjese të parë të sezonit shumë larg pritshmërive të një skuadre ‘Big Six’.

Amorim u transferua në Manchester në nëntor të 2024  me etiketën e trajnerit zbulim falë etapës së suksesshme të tij në Lisbonë me Sportingun. Por që në momentin e parë u pa që gjërat nuk do të ishin shumë të lehta për të si në Portugali dhe në fund bordi drejtues i Manchester United nuk patën rrugë tjetër vecse të largonin portugezin në mesin e sezonit 2025-2026.

Shkarkimi i Amorim nuk është vetëm një problem sportiv për Manchester United që duhet të gjejë pasuesin e tij. Sipas asaj që publikojnë disa media britanike, kostoja e shkarkimit të 41 vjeçarit është 32 milionë euro në total. Nga këto 11 milionë do t’i jepen Sportingut të Lisbonës si kompensim, 9 milionë si paga në kontratë dhe 11.5 milionë shuma totale e pagës për kohën e mbetur në kontratë

Një rast i ngjashëm ky me atë të Jose Mourinho që kur u shkarkua nga Fenerbahçe përfitoi një dëmshpërblim deri në 11 milionë euro nga klubi turk. Tani, pas largimit të Amorim, Manchester United po eksploron merkaton e trajnerëve për të gjetur kandidatin e duhur. Darren Fletcher do të jetë trajner i përkohshëm, por drejtuesit e Manchester United duket se kanë avancuar në bisedimet me Ole Gunnar Solskjaer, një njohje e vjetër në Old Trafford.

Post navigation

Previous: Dueli ndaj Manchester United, merret vendimi për Brojën
Next: Telashe të mëdha te Reali, Mbappe “braktis” madrilenët

Të ngjashme

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
merino
  • Bota

Merino dërgon Spanjën në gjysmëfinale, Belgjika tradhtohet nga portieri

VETEMSPORT 10.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.