Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Starti negativ, Milani merr vendimin për Amorim
Bota

Starti negativ, Milani merr vendimin për Amorim

Publikuar

Humbja në debutimin në Europa League ndaj Benficës në San Siro, ka lënë pas një zhgënjim të madh në kampin e Milanit.

Mes të zhgënjyerve është edhe pronari i klubit, Gerry Cardinale. Pavarësisht pritshmërive të larta dhe investimeve të rëndësishme gjatë merkatos së verës, drejtuesit e Milanit nuk flasin për krizë.

Në klub, kjo fazë konsiderohet më shumë si një moment reflektimi, me synimin për të gjetur sa më shpejt reagimin e duhur.

Në qendër të projektit mbetet trajneri Ruben Amorim. Tekniku portugez vazhdon të ketë mbështetjen e drejtuesve të klubit, ndërsa kontrata e tij afatgjatë e konfirmon si një nga figurat kyçe të projektit kuqezi.

Norka Security

Pas humbjes në Europë, Amorim zhvilloi një takim me drejtuesit, pa tensione të veçanta.

Trajneri qëndroi në Milanello, ku nisi menjëherë analizën e problemeve të shfaqura në fushë dhe punën për rikompaktësimin e skuadrës.

Në fokus janë ekuilibri dhe stabiliteti në lojë. Për sfidën ndaj Lecces priten ndryshime në formacion, me rikthimin e mundshëm nga minuta e parë të lojtarëve me më shumë përvojë, si Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic.

Milani synon të rikthejë paraqitjet bindëse të fillimit të sezonit, kur skuadra regjistroi dy fitore radhazi, dhe të lërë pas barazimet ndaj Juventusit dhe Lazios, si dhe humbjen në Europa League.

Por kalendari nuk fal. Mes pushimeve të tetorit dhe nëntorit, kuqezinjtë do të përballen me nëntë ndeshje mes kampionatit dhe Europa League, një seri takimesh që do të kërkojë rotacion, stabilitet dhe mbi të gjitha rezultate.

Mesazhi i Amorimit është i qartë, për të fituar kohë dhe për t’i dhënë vazhdimësi projektit, rezultatet duhet të vijnë. Mundësia e parë për reagim është pikërisht në San Siro, më 20 shtator, ndaj Lecces.

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme