Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Manchester United rinovon me Michael Carrick

VETEMSPORT 22.05.2026 3 minutes read
Michael Carrick

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me Michael Carrick, duke i besuar trajnerit anglez drejtimin e skuadrës edhe për sezonet e ardhshme. Vendimi i klubit vjen pas një periudhe pozitive në fundin e sezonit, ku “Djajtë e Kuq” arritën të sigurojnë një vend në Champions League.

Përmes një komunikate zyrtare, drejtuesit shprehën kënaqësinë për rinovimin e kontratës me 44-vjeçarin, i cili mori drejtimin e skuadrës në një moment delikat të sezonit. Carrick u emërua fillimisht si zgjidhje e përkohshme, bur rezultatet e arritura bindën klubin për t’i besuar projektin afatgjatë.

Gjatë periudhës së tij në pankinë, United zhvilloi 16 ndeshje zyrtare. Bilanci i Carrick rezultoi pozitiv, me 11 fitore, 3 barazime dhe vetëm 2 humbje. Skuadra u mposht vetëm nga Leeds dhe Newcastle, ndërsa në pjesën më të madhe të ndeshjeve tregoi stabilitet në rezultate dhe përmirësim në lojë.

Falë kësaj ecurie, United arriti të rikthehej në zonën Champions dhe të siguronte objektivin kryesor të sezonit. Rezultatet pozitive në kampionat ndikuan drejtpërdrejt në vendimin e bordit drejtues për t’i ofruar Carrick një kontratë të re.

Klubi konfirmoi se trajneri anglez ka firmosur një marrëveshje dyvjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër. Sipas mediave angleze, vendimi final u mor pas miratimit të pronarit, i cili mbështeti vazhdimësinë e projektit me ish-futbollistin.

Carrick konsiderohet si një figurë që njeh mirë ambientin e klubit, pasi ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij si lojtar në Old Trafford. Përveç eksperiencës si futbollist, ai ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të skuadrës në vitet e fundit, duke njohur nga afër strukturën dhe mënyrën e funksionimit të klubit.

Gjatë drejtimit të tij, skuadra tregoi më shumë ekuilibër në repartet e lojës dhe arriti të fitojë ndeshje të rëndësishme në garën për katër vendet e para. Përmirësimi në aspektin e rezultateve dhe stabiliteti i krijuar në grup ishin elementët kryesorë që bindën drejtuesit për ta konfirmuar në pankinë.

Tashmë Michael Carrick do të ketë përgjegjësinë e plotë për ndërtimin e skuadrës për sezonon e ri. Klubi synon të krijojë stabilitet pas një periudhe tranzicioni dhe të rikthehet në garën për trofetë kryesorë në Angli dhe Europë.

Post navigation

Previous: Egnatia synon titullarin e Vllaznisë
Next: Priten ndryshime të mëdha, Furlani e mbyll me Milanin

Të ngjashme

xhaka sunderland
  • Bota

Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

VETEMSPORT 24.05.2026
aidon shehu
  • Bota
  • Kombëtarja

“Kolonia” shqiptare në Premier League, talenti kuqezi kalon në elitën angleze

VETEMSPORT 24.05.2026
Luciano Spalletti
  • Bota

Fazë rindërtimi te Juventusi, vendoset e ardhmja e Spallettit

VETEMSPORT 24.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

elbasani dinamo
  • Kampionati

Elbasani mposht pastër Dinamon në “Final Four”

VETEMSPORT 24.05.2026
mirel josa
  • Kampionati

Gati firma me trajnerin, Mirel Josa konfirmon bisedimet

VETEMSPORT 24.05.2026
flamurtari
  • Kampionati

Okazion për Superioren, mesfushori e mbyll te Flamurtari

VETEMSPORT 24.05.2026
xhaka sunderland
  • Bota

Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

VETEMSPORT 24.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.