Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Shkëndija bën histori, “thyhet” Drita. Feston Ballkani

VETEMSPORT 22.07.2025 3 minutes read
IMG_7952

Dy skuadrat shqiptare, Shkëndija e Tetovës dhe Ballkani i Suharekës, kanë regjistruar fitore të rëndësishme në Europë, ndërsa Drita humbi në një ndeshje ku bëri shumë mirë. 

Në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, Shkëndija ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 skuadrën rumune të Steaua Bukuresht, në duelin e vlefshëm për turin e dytë në Champions League. 

Goli i vetëm i sfidës u realizua në minutën e 65-të nga sulmuesi Ronaldo Uebster. Pas një harkimi nga krahu i djathtë i Trumçit, Uebster goditi saktë me kokë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë epërsinë Shkëndijës.

Vetëm pak minuta pas golit, Shkëndija mbeti me një lojtar më pak. Kamer Qaka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70-të, pas një ndërhyrjeje të parregullt. Megjithatë, edhe skuadra mike u përball me të njëjtin fat, pasi në minutën e 79-të, Tanase i Steauas u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Norka Security

Pavarësisht përpjekjeve të rumunëve në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi. Shkëndija ruajti avantazhin minimal deri në fund, duke u pozicionuar më mirë përpara ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet më 30 korrik, në orën 19:30.

Në të njëjtin tur, Drita u mposht 2-0 nga danezët e Copenhagen në transfertë. Kampionët e Kosovës rezistuan deri në minutën e 69-të, kur u ndëshkuan nga një penallti, ndërsa në të njëjtën mënyrë pësuan edhe të dytin. 

Ballkani triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj skuadrës malteze Floriana, në turin e dytë të Konferencë Ligës. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe pati një ritëm të lartë, me shumë raste për shënim nga të dyja skuadrat.

Ishin miqtë ata që e hapën të parët rezultatin, me Grech që shënoi në minutën e 8-të. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe Tolaj barazoi rezultatin në minutën e 13-të. Floriana riktheu avantazhin në minutën e 25-të me Xhah, por që nga ky moment, ndeshja mori kahje tjetër.

Ballkani dominoi vazhdimin e pjesës së parë dhe gjithë pjesën e dytë. Tolaj shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 33-të, duke rikthyer baraspeshën. Më pas, Adetunji realizoi dy gola të tjerë për Ballkanin, në minutat 41 dhe 68, duke e vulosur fitoren me rezultatin përfundimtar 4-2.

Kjo fitore i jep një avantazh të konsiderueshëm skuadrës së Orges Shehit përpara sfidës së kthimit, që do të zhvillohet më 31 korrik në Maltë, në orën 19:30.

Post navigation

Previous: Lëvizje surprizë, ja ku pritet të transferohet Rey Manaj
Next: Ndryshime te Vllaznia, titullari drejt largimit

LEXO EDHE:

kosova
  • Kosova & Rajoni

Kosova e pafat ndaj Austrisë, e pëson në fund

VETEMSPORT 04.10.2026
Kosova (1)
  • Kosova & Rajoni

Ndryshim i papritur në listë, ftohet mesfushori që shkaktoi polemika

VETEMSPORT 19.09.2026
Kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Eksod” masiv te Kosova, konfirmohen 4 lojtarë të tërhequr

VETEMSPORT 18.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Seanca-Stervitore-5-Tetor-2048x1365
  • Kombëtarja

Risi e madhe te Kombëtarja, ftohet lojtari për herë të parë

VETEMSPORT 05.10.2026
Seanca-Stervitore-Kombetarja-A-4-Tetor-2026-4-1024x683
  • Kombëtarja

E papritur në Kombëtare! U njoftua i larguar, Maran surprizon me futbollistin

VETEMSPORT 05.10.2026
kombetarja-stervitje-zyrtare-helsinki-tetor-2026-1-2048x1365
  • Kombëtarja

Maran i shtang të gjithë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

VETEMSPORT 05.10.2026
alen sherri
  • Kombëtarja

Alen Sherri largohet nga Kombëtarja, e konfirmon Maran: Ja portieri që do të luajë

VETEMSPORT 05.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.