Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Silvinjo e ftoi në Kombëtare, sulmuesin e ndjek fati i keq

VETEMSPORT 08.11.2025 1 minute read
kombetarja

Mirlind Daku po kalon një periudhë të vështirë në Premier Ligën e Rusisë, ku nuk shënon që prej 20 shtatorit, në barazimin 2-2 ndaj Akronit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare kishte nisur sezonin në formë të shkëlqyer, me 8 gola në 9 ndeshje, por në pesë takimet e fundit nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Kjo mungesë golash është reflektuar edhe në rezultatet e Rubinit, që në këtë periudhë ka vetëm një fitore dhe tri humbje.

Trajneri Rashid Rahimov ka kërkuar qetësi, duke theksuar se një fazë e tillë është normale për çdo sulmues. Ai ka vlerësuar kontributin e Dakut në lojën e skuadrës, pavarësisht mungesës së golave.

Rubini aktualisht po përpiqet të rikthehet te rezultatet pozitive, ndërsa pritet që Daku të rikthehet së shpejti në listën e realizatorëve.

Kujtojmë se Daku ishte në listën e Kombëtares nga Silvinjo, për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Post navigation

Previous: “Dinamo i mëson Vllaznisë si luhet futbolli”, Ilir Daja kundërpërgjigjet në distancë
Next: Nga 1 ndeshje, në 6 muaj pezullim/ Martini rrezikon shumë pas gjestit antisportiv

Të ngjashme

maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Tradhti ndaj Shqipërisë, sulmuesi: Mos më shqetësoni më, dua Gjermaninë

VETEMSPORT 10.06.2026
dgdcgd
  • Kombëtarja

Maran e nis “malore”, Shqipëria pëson humbjen e dytë

VETEMSPORT 06.06.2026
maran kombetarja
  • Kombëtarja

Formacioni zyrtar/ Maran i surprizon të gjithë, si rreshtohet Shqipëria

VETEMSPORT 06.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_4728-e1782235252769
  • Kampionati

Çudira shqiptare! Klubi largon trajnerin, por nuk ia përmend emrin

VETEMSPORT 23.06.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

Përforcime para Europës, Vllaznia i merr dy lojtarë Partizanit

VETEMSPORT 23.06.2026
messiiii
  • Bota

Argjentina pret biletën, Messi futet në histori

VETEMSPORT 22.06.2026
berisha
  • Kampionati

ZYRTARE/ Bernard Berisha largohet nga Dinamo, gati firma te skuadra e re

VETEMSPORT 22.06.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.