Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Deklarata e fortë: Kampionati shqiptar mbahet me shitje ndeshjeshVjen konfirmimi: Lojtari i Shqipërisë i mërzitur, mund të largohetE papritur, Juventusi i “pret biletën” ZhegrovësE bujshme/ Klubi shqiptar ofertë Dajës, Bardhi merr vendiminVendim drastik pas përplasjes Asani-arbitër, pezullohet për 2 muajZYRTARE/ Klubi nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Kombetarja shqiptare
Kombëtarja

Vjen konfirmimi: Lojtari i Shqipërisë i mërzitur, mund të largohet

Publikuar

Nazmi Gripshi po kalon një moment jo shumë të mirë te Rubin Kazan në kampionatin rus. Mesfushori shqiptar, i cili u transferua në Rusi në fillim të vitit…

Nazmi Gripshi po kalon një moment jo shumë të mirë te Rubin Kazan në kampionatin rus. Mesfushori shqiptar, i cili u transferua në Rusi në fillim të vitit 2026, pasi kishte shkëlqyer në futbollin kazak, duket se ka humbur disi shkëlqimin e tij në aventurën e re.

Është media kazake “Vesti.kz” që i ka kushtuar një artikull situatës së 29-vjeçarit, duke ngritur edhe mundësinë e një rikthimi të tij në kampionatin kazak. Sipas analizës së publikuar nga medat ruse, Gripshi e nisi në mënyrë premtuese aventurën me Rubin Kazan, por me kalimin e muajve ka pësuar një rënie të dukshme në performancë dhe nuk po arrin të ketë të njëjtin ndikim si më parë.

Në sezonin 2025, shqiptari ishte një prej futbollistëve më të spikatur të kampionatit kazak. Me fanellën e Astanas, ai realizoi 16 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit. Për rreth një vit e gjysmë, Gripshi ishte një prej liderëve të skuadrës kryeqytetase dhe konsiderohej ndër lojtarët e huaj më cilësorë që aktivizoheshin në futbollin e Kazakistanit.

Megjithatë, vështirësitë financiare të Astanës bënë që klubi të mos arrinte ta mbante më gjatë futbollistin shqiptar. Në shkurt të vitit 2026, Gripshi u transferua te Rubin Kazan për shumën e raportuar prej 390 mijë eurosh, duke nisur kështu një aventurë të re në Premier League-n ruse.

Norka Security

Pavarësisht pritshmërive të krijuara nga paraqitjet e tij në Kazakistan, aventura në Rusi nuk ka vijuar në mënyrën e dëshiruar. Për këtë arsye, “Vesti.kz” ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e mesfushorit dhe sugjeron se një rikthim në kampionatin kazak mund të ishte një zgjidhje e dobishme për të rifituar formën dhe besimin.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme