Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Silvinjo “skicon” formacionin, dy balotazhe. Si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Andorrës

VETEMSPORT 12.11.2025 2 minutes read
Komb

Shqipëria luan një ndeshje tejet të rëndësishme ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, e cila mund të sigurojë fazën “play off”.

Të mërkurën, Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e fundit, para ndeshjes dhe është gati për një duel që pritet shumë i luftuar.

Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik, kanë një ide më të qartë për lojtarët që do të zbresin në fushë dhe nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha, në krahasim me ndeshjet e tjera.

Në portë, Thomas Strakosha është i sigurt, ashtu si edhe katërshja para tij.

Në qendër të mbrojtjes pritet dyshja Berat Gjimshiti-Arlind Ajeti, ndërsa në të djathtë Elseid Hysaj dhe në të majtë, Mario Mitaj.

Dyshimet më të mëdha janë për mesfushën, ku pritet të luajnë Asllani dhe Shehu, ndërsa ka balotazh mes Medon Berishës dhe Qazim Laçit.

Në sulm, Rey Manaj duket i padiskutueshëm në qendër, ndërsa Armando Broja pritet të luajë në të djathtë.

Në të majtë, ka balotazh mes Myrto Uzunit dhe Arbër Hoxhës.

Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë, do të gjykohet nga arbitra rumunë. Kryesor do të jetë Horatiu Fesnic, i ndihmuar nga asistentët Valentin Avram dhe Alexandru Cerei.

Post navigation

Previous: Lajm i keq për kuqezinjtë, sulmuesi humb duelin e nesërm
Next: Falje dhe sulm, Edi Martini nuk ka ndërmend të ndalet. Ja çfarë shkruan në reagim…

Të ngjashme

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
armando broja
  • Bota
  • Kombëtarja

Çfarë po ndodh me Brojën?! “Djeg” mundësinë e artë

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Vendim surprizë nga trajneri Bratu, e pësojnë dy lojtarë te Partizani

VETEMSPORT 24.08.2026
Besa stadium
  • Kampionati

Merr fund shtegtimi! Klubi me impiant të ri, premio 1.5 mln euro për Superioren

VETEMSPORT 24.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.