Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Situata te Milani/ Lajm i keq për Leaon, klubi shet sulmuesin tjetër

VETEMSPORT 19.08.2025 2 minutes read
okafor leao

Milani e nis me probleme sezonin e ri. Rafael Leao nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të kampionatit, që skuadra kuqezi do ta zhvillojë ndaj Cremoneses, ditën e shtunë më 23 gusht në orën 20:45.

Sulmuesi portugez u dëmtua të dielën e kaluar në përballjen e Kupës së Italisë kundër Barit dhe që prej asaj kohe situata e tij është mbajtur nën monitorim nga stafi mjekësor.

Këtë të martë, lojtari iu nënshtrua kontrolleve instrumentale për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Rezultatet e ekzaminimeve kanë konfirmuar një traumë elongative në pulpën e djathtë. Ky dëmtim do ta mbajë atë jashtë fushës në debutimin e Milanit në Serie A.

Gjendja e lojtarit do të vlerësohet ditë pas dite, me synimin që të rikuperohet në kohë për sfidën e radhës në kampionat, transfertën ndaj Lecce, e planifikuar për të premten më 29 gusht, po ashtu në orën 20:45.

Norka Security

Ndërkohë, situata e Leão-s nuk ndikon në lëvizjet e merkatos së Milanit, të cilat vazhdojnë normalisht. Klubi kuqezi është shumë pranë përfundimit të një marrëveshjeje të rëndësishme për shitjen e sulmuesit zviceran Noah Okafor. Palët kanë gjetur akordin ekonomik me Leeds United për një transferim që do të kapë vlerën e 21 milionë eurove, përfshirë bonuset.

Fillimisht, Milani kishte refuzuar një ofertë të parë prej 17 milionë eurosh, por pas negociatave intensive është gjetur zgjidhja e duhur për të dy klubet. Tashmë, procesi ndodhet në fazën e finalizimit, ku mbeten për t’u zgjidhur disa detaje burokratike, kryesisht të lidhura me mënyrat e pagesës.

Post navigation

Previous: Mesfushori lë Vllazninë për skuadrën tjetër në Shqipëri, drejt largimit edhe sulmuesi
Next: Mësoni ndeshjet në javën e parë të Superiores

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.