Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Skënderbeu firmos me titullarin për Superioren

VETEMSPORT 09.05.2026 2 minutes read
skenderbeu

Pas përfundimit të sezonit aktual, drejtuesit e Skënderbeut kanë nisur menjëherë punën për projektimin e organikës së re. 

Presidenti Ardian Takaj dhe drejtori teknik Ardi Gjançi po koordinojnë lëvizjet për të ndërtuar një skuadër konkurruese për edicionin e ardhshëm.

Si hap i parë në këtë proces është zyrtarizuar rinovimi i kontratës me portierin Marko Alia. Gardiani ka nënshkruar një marrëveshje të re që e mban lidhur me klubin korçar edhe për dy vitet e ardhshme. 

Ky vendim vjen pas performancave pozitive që lojtari tregoi gjatë kampionatit, duke u vlerësuar si një pikë stabiliteti për ekipin. Pavarësisht një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave në javët e fundit, besimi i drejtuesve ndaj tij ka mbetur i palëkundur. 

Blindimi i portës konsiderohet si një lëvizje strategjike për të ruajtur boshtin e skuadrës. Skënderbeu synon që përmes këtyre ndërhyrjeve të ketë pretendime më të larta në sezonin që po vjen. 

Paralelisht me rinovimet, pritet që klubi të jetë aktiv edhe në afrimin e elementëve të rinj në merkato. Planet e klubit parashikojnë një ristrukturim që do të rrisë ambiciet sportive të ekipit.

Post navigation

Previous: Arbitri i Bayern-PSG vihet nën hetim
Next: Luftëtari dhe Kukësi bien në Kategorinë e Dytë, festë te Sopoti e Bylis B

Të ngjashme

kategoria-superiore-final-four
  • Kampionati

ZYRTARE/ Vllaznia e shkarkoi, trajneri firmos me rivalët e Superiores

VETEMSPORT 30.06.2026
Partizani
  • Kampionati

Debutoi në kategorinë e katërt, Partizani gjen sulmues

VETEMSPORT 25.06.2026
Partizani
  • Kampionati

Partizani mbush arkat, sulmuesi firmos te skuadra e re

VETEMSPORT 24.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

30b6bafc-9c04-479f-9587-0df70a9e4499.jpg
  • Bota

Dramë në Botëror! Eliminohet Gjermania, Paraguai kalon pas penalltive

VETEMSPORT 30.06.2026
kategoria-superiore-final-four
  • Kampionati

ZYRTARE/ Vllaznia e shkarkoi, trajneri firmos me rivalët e Superiores

VETEMSPORT 30.06.2026
-640-0-1760382893xkepi-i-gjelberr-944
  • Bota

“Tronditet” kombëtarja në Botëror, kapiteni akuzohet për përdhunim 

VETEMSPORT 30.06.2026
koreja meksika
  • Bota

Plas pas Botërorit! Trajneri jep dorëheqjen, presidenti kërkon hetim

VETEMSPORT 30.06.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.