Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Skënderbeu zgjedh trajnerin e ri për Superioren 

VETEMSPORT 21.05.2026 1 minute read
skenderbeu

Ndryshim i rëndësishëm në zhvillimet rreth pankinës së Skënderbeut. 

Megjithëse gjatë ditës së sotme u përfol emri i Oltjon Kërnajës, drejtuesit e klubit juglindor kanë bërë një kthesë të papritur duke arritur akordin përfundimtar me teknikun elbasanas, Julian Ahmataj. 

Burime pranë klubit bardhekuq konfirmojnë se marrëveshja mes palëve është mbyllur plotësisht dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e presidencës.

Ahmataj, i cili ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar duke drejtuar më parë skuadra si Tirana, Teuta, Kukësi e Luftëtari, vjen në Korçë për të zënë vendin e lënë bosh pas largimit të Ernest Gjokës. 

Norka Security

Tekniku 46-vjeçar vlerësohet nga drejtuesit për eksperiencën e tij në Kategorinë Superiore dhe aftësinë për të menaxhuar grupe lojtarësh me pretendime të larta.

Me emërimin e tij, Skënderbeu mbyll përfundimisht dilemat e stolit dhe bëhet gati të ndezë motorët për merkaton e verës dhe përgatitjet për edicionin e ri.

Post navigation

Previous: Maran e nis me risi te Shqipëria, gati ftesa për mbrojtësin
Next: Lëvizje surprizë, ish-trajneri i Tiranës drejt Partizanit

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.