Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Maran e nis me risi te Shqipëria, gati ftesa për mbrojtësin

VETEMSPORT 21.05.2026 2 minutes read
Rolando Maran

Epoka e Rolando Maran në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit sapo ka filluar zyrtarisht, duke sjellë një frymë të re dhe pritshmëri të mëdha te sportdashësit kuqezi. Tekniku italian mori “frenat” e skuadrës ditën e mërkurë, ku u prezantua përpara mediave. 

Menjëherë pas prezantimit, 62-vjeçari do të nisë punën në terren për përzgjedhjen e futbollistëve më në formë të momentit. Ky grumbullim i parë do të shërbejë për të përgatitur dy sfidat miqësore që Shqipëria do të zhvillojë përballë Izraelit më 3 qershor dhe Luksemburgut më 6 qershor.

Në “lupën” e trajnerit të ri kanë përfunduar menjëherë një sërë talentesh të cilët luajnë në kampionate të ndryshme evropiane. Strategjia e Maran bazohet në pikasjen e lojtarëve që nuk kanë marrë ende minuta me përfaqësueset e tjera, duke u ofruar atyre mundësinë e artë për të veshur fanellën kuqezi. 

Mes shumë emrave që po vëzhgohen me kujdes, spikat padyshim mbrojtësi shtatlartë Ron Raçi. Futbollisti, i cili aktualisht aktivizohet në kampionatin kroat me skuadrën e Hajdukut të Splitit, nuk ka zhvilluar ende asnjë paraqitje zyrtare me përfaqësuesen e Kosovës.

Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kontaktet dhe po përpiqet ta bindë djaloshin që të përfaqësojë ngjyrat e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. 

Raçi luan në qendër të mbrojtjes dhe zotëron një këmbë të majtë mjaft të saktë, cilësi këto që aktualisht i mungojnë repartit defensiv të kombëtares sonë. Për sa i përket të kaluarës së tij, mbrojtësi ka spikatur më herët edhe në futbollin vendor duke u aktivizuar me klube si Trepça, Prishtina, Besa e Pejës dhe Ramiz Sadiku. 

Mbetet për t’u parë nëse ky profil interesant do të jetë risia e parë e listës së Maran për ndeshjet e muajit qershor.

Post navigation

Previous: Sarri ose Allegri, Napoli kërkon trajner të ri
Next: Skënderbeu zgjedh trajnerin e ri për Superioren 

Të ngjashme

aidon shehu
  • Bota
  • Kombëtarja

“Kolonia” shqiptare në Premier League, talenti kuqezi kalon në elitën angleze

VETEMSPORT 24.05.2026
kombetarja socca
  • Kombëtarja

Europiani i Socca-s, sfida Shqipëri-Serbi

VETEMSPORT 23.05.2026
manaj
  • Kombëtarja

Manaj bëhet gati për një aventurë të re

VETEMSPORT 23.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

elbasani dinamo
  • Kampionati

Elbasani mposht pastër Dinamon në “Final Four”

VETEMSPORT 24.05.2026
mirel josa
  • Kampionati

Gati firma me trajnerin, Mirel Josa konfirmon bisedimet

VETEMSPORT 24.05.2026
flamurtari
  • Kampionati

Okazion për Superioren, mesfushori e mbyll te Flamurtari

VETEMSPORT 24.05.2026
xhaka sunderland
  • Bota

Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

VETEMSPORT 24.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.