Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Spalletti rrezikon largimin, te Juventus shfaqet Conte

VETEMSPORT 21.05.2026 3 minutes read
IMG_3977

Humbja ndaj Fiorentinës ka futur Juventusin në një moment të vështirë, ku objektivi për kualifikimin në Champions League duket gjithnjë e më i komplikuar. Disfata ndaj skuadrës vjollcë ka krijuar pasiguri brenda klubit bardhezi dhe ka vënë në diskutim projektet për sezonin e ardhshëm. Sinjali i parë erdhi nga Giorgio Chiellini, i cili dha shenja largimi pas përfundimit të kampionatit.

Në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe Luciano Spalletti. Trajneri i Juventusit vetëm pak javë më parë rinovoi kontratën deri në vitin 2028, por rezultatet e fundit kanë ndryshuar ndjeshëm situatën. Vetë tekniku italian nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes ndaj Fiorentinës dhe ka deklaruar se nëse skuadra nuk arrin nivelin e pritur, atëherë ai është i primi që duhet të vihet në diskutim.

Kjo deklaratë ka shtuar dyshimet mbi vazhdimësinë e tij në stolin bardhezi, pavarësisht marrëveshjes së re të firmosur në fillim të muajit prill. Në Itali raportojnë se gjatë një takimi me John Elkann, Spalletti ka paraqitur disa kërkesa të rëndësishme për të vazhduar projektin te Juventusi. Mes tyre përmenden ndërhyrjet në merkato, më shumë autonomi në menaxhimin sportiv dhe një rol më i zgjeruar në vendimmarrjet që lidhen me skuadrën. Aktualisht, një pjesë e këtyre kompetencave lidhen me figurën e Damien Comolli-t, çka duket se nuk e bind plotësisht trajnerin.

Sipas raportimeve, Spalletti ka kërkuar gjithashtu mbështetje totale nga drejtuesit e klubit. Çdo dyshim mbi projektin teknik mund ta shtyjë trajnerin të bëjë një hap pas, madje edhe duke hequr dorë nga dy vitet e mbetura të kontratës së tij.

Në këtë situatë, Juventusi po vlerëson edhe skenarë alternativë për pankinën. Emri që përmendet më shumë është ai i Antonio Conte-s. Ish-trajneri bardhezi pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe mbetet një nga profilet më të vlerësuara nga ambienti juventin.

Conte ishte pranë rikthimit në Torino edhe sezonin e kaluar, por në fund zgjodhi projektin e Napolit pas garancive sportive dhe merkatos së premtuar nga Aurelio De Laurentiis. Tashmë, me raportin mes Conte-s dhe Napolit që duket drejt fundit, mundësia e rikthimit te Juventusi po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtar, por gjithçka mbetet e hapur. Juventusi do të përqendrohet fillimisht te objektivi për të siguruar një vend in Champions League, ndërsa më pas pritet të merren vendimet përfundimtare për drejtimin teknik dhe projektin e ri sportiv të klubit.

Post navigation

Previous: Broja, Manaj dhe Muçi, si ndryshon Shqipëria me Maran
Next: Sarri ose Allegri, Napoli kërkon trajner të ri

Të ngjashme

xhaka sunderland
  • Bota

Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

VETEMSPORT 24.05.2026
aidon shehu
  • Bota
  • Kombëtarja

“Kolonia” shqiptare në Premier League, talenti kuqezi kalon në elitën angleze

VETEMSPORT 24.05.2026
Luciano Spalletti
  • Bota

Fazë rindërtimi te Juventusi, vendoset e ardhmja e Spallettit

VETEMSPORT 24.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

elbasani dinamo
  • Kampionati

Elbasani mposht pastër Dinamon në “Final Four”

VETEMSPORT 24.05.2026
mirel josa
  • Kampionati

Gati firma me trajnerin, Mirel Josa konfirmon bisedimet

VETEMSPORT 24.05.2026
flamurtari
  • Kampionati

Okazion për Superioren, mesfushori e mbyll te Flamurtari

VETEMSPORT 24.05.2026
xhaka sunderland
  • Bota

Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

VETEMSPORT 24.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.