Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

“Të dy të dështuar”, presidenti Demi e paralajmëroi. Pritet “tërmet” te Partizani

VETEMSPORT 29.04.2026 2 minutes read
Gaz Demi

Humbja në derbi ndaj Tiranës ka krijuar një situatë alarmante te Partizani, duke vënë në rrezik serioz pjesëmarrjen në “Final Four” dhe kualifikimin në Europë.

Ky dështim i mundshëm pritet të sjellë pasoja drastike, ashtu siç pati paralajmëruar presidenti Gazment Demi dy muaj më parë. Kreu i klubit ishte i prerë në deklaratat e tij, duke theksuar se mosarritja e Europës do të thoshte dështim total për trajnerin Kërnaja dhe drejtorin sportiv Ibraimi.

Me një koeficient rekord prej 7.5 në Europë, Partizani e konsideron pjesëmarrjen ndërkombëtare si jetike për mbijetesën financiare dhe sportive. Demi deklaroi se u ka plotësuar çdo dëshirë drejtuesve teknikë, por llogaria përfundimtare do të bëhet në qershor.

Ashtu siç u shpreh presidenti, nëse objektivi minimal dështon, “të dy janë të dështuar”, duke lënë të kuptohet se askush nuk e ka vendin e sigurt në klub.

Norka Security

“Mos flasim më shumë, themi të shpresojmë që ne të shkojmë në katërshe dhe të luftojmë për Kupën. Partizani po nuk doli në Europë këtë vit është i mbaruar, jemi me koeficientin më të madh ne Europë, 7.5.

Unë si president ia kam plotësuar çdo dëshirë si trajnerit, si drejtorit sportiv, i kam thënë do flasim në qershor bashkë. Para disa minutash më mori në telefon drejtori sportiv dhe më kërkoi diçka, i thashë mos më thuaj mua fare, ti vendos dhe unë e bëj. Në qoftë se nuk dalim në Europë, të dy janë të dështuar”, ishin fjalët e thëna për RTSH vetëm dy muaj më parë të Demit.

Post navigation

Previous: Hapet thesi! Klubi i Superiores jep premio 200 milionë lekë
Next: Elbasani “dorëzohet” ndaj Vorës, e pazakontë ajo që ndodh

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.