Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Tirana e Partizani për turp, festojnë Elbasani dhe Egnatia

VETEMSPORT 20.09.2025 2 minutes read
gdfs

Java e katërt në Superiore, ka nisur me dy supersfida, të cilat prodhuan gola, por edhe kartonë të kuq.

Egnatia regjistroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin 2-0 në një ndeshje të dominuar totalisht.

Ndeshja nisi spektakolare dhe me raste nga të dyja krahët, megjithatë pa rrezik konkret. Pas 15 minutave të para, Egnatia mori kontrollin e lojës dhe iu afrua golit në dy raste me Buriç, i cili nuk kishte shënjestrën e duhur.

Në minutën e 28-të, Vogli shpërdoroi një rast të shkëlqyer për Tiranën dhe në kundërsulm, Egnatia gjeti avantazhin, me Buriç që këtë herë nuk gaboi.

Dy minuta më vonë, Ruçi ishte i pafat, kur pa gjuajtjen e tij të ndalej nga shtylla. Mesfushori gjeti golin në fund të pjesës së parë, por festa u prish nga VAR-i që e anuloi, për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë nisi sërish me Egnatian në sulm, me Albanesen që dyfishoi shifrat me një supergol nga distanca.

Në minutat e mbetura, Tirana ishte e pafuqishme për të reaguar, ndërsa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Marku u ndëshkua me të kuq në fund.

Në duelin tjetër, Elbasani triumfoi minimalisht ndaj Partizanit në kryeqytet. Verdheblutë konfirmuan momentin e mirë në këtë fillim sezoni dhe vazhdojnë në krye.

Në stadiumin “Arena e Demave”, Partizani e nisi më kërkues me dy raste të mirë për shënim, me Hjumen dhe Bintsuka.

Elbasani reagoi dhe gjeti avantazhin me Bunjakun në minutën e 36-të. Sulmuesi përfitoi nga një top i Qoses dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.

Ky gol vendosi pjesën e parë, ndërsa nuk kishte ndryshime as në pjesën e dytë.

Për “demat” u bë gjithçka më e vështirë në minutën e 59-të, kur Bytyçi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë vendasit me 10 lojtarë.

Në superioritet numerik, miqtë e kishin më të lehtë për të menaxhuar avantazhin dhe ia dolën të marrin 3 pikë të arta, të cilat i mbajnë në krye të renditjes.

/cna

Post navigation

Previous: VIDEO/ Ndërpritet ndeshja, tifozët e Tiranës “djegin” stadiumin e Egnatias
Next: Milani dhuron spektakël, fitore e pastër ndaj Udineses 

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.