
Bota
Milani dhuron spektakël, fitore e pastër ndaj Udineses
Milani triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Udineses në transfertë, në duelin e javës së katërt në Serie A.
Paraqitje bindëse nga kuqezinjtë, që iu falën dy golave të shënuar nga Christian Pulisic.
Goli tjetër u shënua nga Fofana në startin e pjesës së dytë.
Kjo është fitorja e tretë radhazi për Milanin, që ka harruar humbjen në javën e parë ndaj Cremoneses.
Me këtë sukses, Milani shkon në kuotën e 9 pikëve në vendin e tretë, 1 më pak se Juventusi kryesues.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





