Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Shtohen skuadrat në Superiore? Armand Duka zbulon vendimin

VETEMSPORT 17.04.2026 3 minutes read
presidenti_duka_armand_asambleja_fshf_maj_2023-scaled

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shuar shpresat për një ndryshim të mundshëm të numrit të skuadrave në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë për sezonin e ardhshëm.

Gjatë konferencës për mediat, ai konfirmoi se elita do të vazhdojë të operojë me 10 skuadra, ndërsa Kategoria e Parë me 12, duke argumentuar se kjo formulë garanton një kampionat të fortë dhe pa kompromise.

Duka u shpreh se, edhe pse shumë qytete me traditë mbeten jashtë Superiores, shtimi i skuadrave nuk është zgjidhja në një ekonomi tregu ku organizimi dhe financat janë përcaktuese.

Sipas tij, skema aktuale shton interesin deri në javën e fundit, pasi lufta për Europën dhe mbijetesa nuk lënë hapësira “në mes” të tabelës, gjë që minimizon mundësitë për aleanca apo tolerime mes klubeve.

Kreu i federatës theksoi se financat aktuale të futbollit shqiptar nuk lejojnë një zgjerim të kampionatit pa rrezikuar rënien e nivelit dhe integritetit të garës.

“Për Superioren dhe Kategorinë e Parë padyshim kemi diskutuar shumë herë, në çdo kampionat në prag përfundimi, duke parë të gjitha statistikat. Realisht është kampionat i fortë, nuk do të thotë që them që është kampionat me nivel shumë të lartë, apo shumë i bukur si 5-6 më të mirat në Europë. Por është i fortë, me konkurrencë, i paparashikueshëm, ku vendi i fundit mund të fitojë me vendin e parë, ku karakteristikat janë që diferenca e vendit të parë me të fundit nuk janë shumë të mëdha, si në disa vende të tjera me pothuajse të njëjtin numër skuadrash.

Shpesh thuhet që duhet të shtojmë skuadrat, me të drejtë, sepse ka disa qytete të mëdha me histori, traditë e kontribut të cilat janë jashtë. Por në fakt një qytet me traditë që ka një klub i cili nuk është i organizuar e nuk investohet, jo me 10, por edhe me 14 e 16 ta bësh, prapë do mbesë jashtë, se kështu është ekonomia e tregut. Nuk është si në kohën e komunizmit ku bashkitë e mëdha kishin mundësi më shumë. Edhe në botë, Hofenhajmi në Gjermani ka shumë vite që luan në Bundesligën e parë dhe ka ekipe me shumë traditë që janë në kategori inferiore, e njëjta gjë edhe këtu.

Arsyeja pse duhet të vazhdojmë me 10 skuadra është se ky kampionat e thashë është i fortë dhe shton shumë interesin e skuadrave për pikë. Pothuajse deri në javën e fundit askush nga skuadrat nuk ka mundësi të tolerojë skuadër tjetër dhe kjo është e rëndësishme për ne. Përveç kësaj, financat aktuale në dispozicion për futbollin nuk japin premisa për të pasur me shumë skuadra. Ndaj në kushte aktuale siç jemi sot, ky kampionat është i fortë pasi dalin dy, e treta nga fundi shkon në play-off dhe katër shkojnë në Europë dhe nuk krijohet hapësira në mes që do të prishte kampionatin, që jemi dëshmitarë ka ndodhur me parë me 12, 14 apo 16 skuadra.

Fillon kompromisi dhe mbaron futbolli. Ky kampionat nuk lë vend për kompromis dhe kjo është e rëndësishme. Në këto kushte, me këto financa, do vazhdojë me 10 në Superiore dhe 12 në Kategorinë e Parë”, shpjegoi Duka.

Post navigation

Previous: Duka zbulon prapaskenat: Stolin e Kombëtares ia ofrova trajnerit shqiptar
Next: Skënder Gega përgatit rikthimin në stol, projektohet te klubi i Superiores

Të ngjashme

FSHF-denon-dhunen
  • Kampionati

FSHF me vendim drastik, klubi legjendar përjashtohet nga kampionati

VETEMSPORT 17.04.2026
skender gega
  • Kampionati

Skënder Gega përgatit rikthimin në stol, projektohet te klubi i Superiores

VETEMSPORT 17.04.2026
duka
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Duka zbulon prapaskenat: Stolin e Kombëtares ia ofrova trajnerit shqiptar

VETEMSPORT 17.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

FSHF-denon-dhunen
  • Kampionati

FSHF me vendim drastik, klubi legjendar përjashtohet nga kampionati

VETEMSPORT 17.04.2026
skender gega
  • Kampionati

Skënder Gega përgatit rikthimin në stol, projektohet te klubi i Superiores

VETEMSPORT 17.04.2026
presidenti_duka_armand_asambleja_fshf_maj_2023-scaled
  • Kampionati

Shtohen skuadrat në Superiore? Armand Duka zbulon vendimin

VETEMSPORT 17.04.2026
duka
  • Kampionati
  • Kombëtarja

Duka zbulon prapaskenat: Stolin e Kombëtares ia ofrova trajnerit shqiptar

VETEMSPORT 17.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.