Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Trajneri largohet nga përfaqësuesja U-21, merr drejtimin e kryeqytetasve në Superligë

VETEMSPORT 25.11.2025 2 minutes read
prishtina

Afrim Tovërlani është trajneri i ri i Prishtinës. Pas largimit të Arsim Thaqit, kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë për timonerin e ri.

Tovërlani është larguar nga drejtimi i Kosovës U-21 dhe rikthehet te bardheblutë.

“FC Prishtina ka kënaqësinë ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili pas 11 vitesh rikthehet në krye të bardh e kaltërve. “Toki” kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner”, thuhet fillimisht në njoftim. Tovërlani më herët e ka udhëhequr FC Prishtinën në dy periudha, 2007–2009 dhe 2012–2014, duke arritur rezultate mbresëlënëse. Gjatë katër viteve në drejtimin e klubit, ai i ka dhuruar Prishtinës 7 trofe, përfshirë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë moderne të klubit”. Përveç arritjeve si trajner, Afrim Tovërlani ka një histori të pasur edhe si futbollist i FC Prishtinës. Gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, ai ishte një prej figurave kyçe të skuadrës, madje edhe kapiten për një periudhë të gjatë. Me fanellën bardh e kaltër, Tovërlani ka fituar edhe trofe të rëndësishëm si futbollist, duke kontribuar në periudhat më të lavdishme të klubit. FC Prishtina i uron trajnerit Tovërlani mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e tij të re, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do t’i rikthejnë klubit lavdinë dhe trofetë që tifozët i presin me entuziazëm”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Post navigation

Previous: U largua nga Kukësi, Bledar Devolli merr drejtimin e skuadrës tjetër në Shqipëri
Next: E papritur! Dinamo shkarkon trajnerin

LEXO EDHE:

guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026
brdaric martini
  • Kosova & Rajoni

Vllaznia e largoi, trajneri ikën nga Superliga dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 07.10.2026
kosova
  • Kosova & Rajoni

Kosova e pafat ndaj Austrisë, e pëson në fund

VETEMSPORT 04.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

teuta
  • Kampionati

Katër gola, mbyllen dy ndeshjet e Superiores. Rezultatet dhe renditja

VETEMSPORT 10.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026
fshf
  • Kampionati

E papritur! Shtyhet ndeshja e kampionatit shqiptar

VETEMSPORT 10.10.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi gjen golin, nis festën në Turqi

VETEMSPORT 10.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.