Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Të Tjera

Yamal blen rezidencën luksoze! 14 mln euro dhe një nga më të famshmet në Spanjë

VETEMSPORT 27.10.2025 2 minutes read
yamal-shtepia-_hd

Ylli i ri i klubit të Barcelonës, Lamine Yamal, bëhet pronari i një prej rezidencave më të famshme në Spanjë, ish-shtëpia e Shakirës dhe Piqués, duke bërë një tjetër hap në kombinimin e suksesit sportiv me luksin privat. Prona ndodhet në lagjen ekskluzive Ciutat Diagonal në Esplugues de Llobregat, zonë ku banojnë edhe lojtarë të tjerë të Barcelonës, si Alejandro Balde dhe Ronald Araujo.

Sipas mediave spanjolle, vila ka vlerë rreth 14 milionë euro, shtrihet në një truall prej 3 800 metra katrorë dhe përfshin tre shtëpi të ndara, pishina të brendshme dhe të jashtme, palestër dhe ambiente të dedikuara për relaksim. Yamal planifikon ta përtransformojë rezidencën në një “home club” personal: palestër private, hapësira rikuperimi, trajner personal dhe sistem sigurie të avancuar, ideale për një atlet elitar.

Kjo vilë historike ishte projektuar në vitin 2012 nga arkitektja Mireia Admetller për t’i shërbyer jetës së çiftit Shakira–Piqué, dhe tani do të bëhet shtëpia e një tjetër ylli në ngritje. Në moshën 18-vjeçare, Yamal tashmë ndërthur talentin në fushë me vendime strategjike jashtë saj, duke vendosur themelin e një jete luksi që shkon përtej futbollit.

Me këtë blerje, ai jo vetëm që siguron një adresë të elitës në Barcelonë, por edhe një simbol që lidh suksesin e tij me trashëgiminë e klubit dhe komunitetit të kampit katalanas.

Post navigation

Previous: Superiorja/ FSHF konfirmon oraret e reja, ja kur luhen ndeshjet e mesjavës
Next: Shifra të “frikshme” për Rodriguez! Nga 20 dhe 15 mijë euro në muaj, ja më të paguarit në Superiore

LEXO EDHE:

9e9ccf8e-c269-4cd9-8672-c5410d269c30
  • Bota

Prapaskena e bujshme/ Transferimi 60 milionësh tek Arsenal ka lidhje me Shqipërinë

VETEMSPORT 26.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.