Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Yamal: E meritoj “Topin e Artë”, unë dhe Mbappe jemi më të mirët
Bota

Yamal: E meritoj “Topin e Artë”, unë dhe Mbappe jemi më të mirët

Publikuar

Gara për Topin e Artë ka hyrë në një fazë të re, me Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal që kanë shprehur hapur ambiciet e tyre për çmimin individual më prestigjioz në futboll.

Në një intervistë për mediat spanjolle, sulmuesi i Barcelonës ka deklaruar se paraqitjet dhe trofetë e fituar gjatë sezonit e bëjnë atë një kandidat të merituar.

“Besoj se e meritoj këtë vit, për atë që kam arritur dhe për trofetë që kam fituar. Mendoj se unë dhe Mbappé jemi aktualisht dy lojtarët më të mirë në botë. Për mua, kjo është e qartë dhe kush ndjek ndeshjet mund ta vlerësojë vetë”, tha Yamal.

Qëndrimi i 19-vjeçarit është më i drejtpërdrejtë se më parë, kur ai kishte shmangur përfshirjen në diskutimet për Topin e Artë.

Norka Security

Në mbështetje të Yamal janë shprehur trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili e ka cilësuar një lojtar të veçantë dhe kandidat për çmimin, si dhe drejtuesit e klubit katalanas.

Gara pritet të jetë e fortë dhe me shumë pretendentë, teksa në listën e favoritëve spikasin edhe Rodri, Fabián Ruiz, Harry Kane, Khvicha Kvaratskhelia dhe emra të tjerë të elitës së futbollit europian.

Në këtë fazë, gjithçka mbetet e hapur.

Etiketa:
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme