Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Milani kualifikohet në Kupë, dëmtohet Leao

VETEMSPORT 17.08.2025 2 minutes read
IMG_8663

Milani ka siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Italisë, pasi mposhti Barin me rezultatin 2-0 në “San Siro”.

Skuadra kuqezi kaloi në avantazh që në minutën e 14-të, kur Rafael Leao shënoi me një goditje me kokë, pas një krosimi nga e djathta. Vetëm pak minuta më vonë, portugezi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një shqetësimi muskulor dhe në vendin e tij hyri Gimenez.

Në pjesën e parë, Pulisiç pati mundësinë për të dyfishuar, por u ndal nga traversa, ndërsa portieri Menjo u tregua i vëmendshëm në një tentativë nga distanca të Sibillit për miqtë.

Norka Security

Me nisjen e fraksionit të dytë, Milani gjeti menjëherë golin e dytë. Në minutën e 48-të, pas një kombinimi mes Gimenez dhe Pulisiç, sulmuesi amerikan arriti të realizojë për 2-0, duke e bërë më të sigurt avantazhin e vendasve. Bari pati një rast të mirë për të ngushtuar diferencën në minutën e 61-të, por Monçini nuk arriti të përfitonte nga një pasim i gabuar në mbrojtjen kuqezi.

Në minutën e 66-të, “San Siro” u ngrit në këmbë për debutimin e Luka Modriç, i cili hyri në vend të Riçit. Kroati provoi menjëherë me një gjuajtje nga jashtë zone, por pa rezultat konkret. Në vijim të ndeshjes, Milani menaxhoi ritmin dhe posedimin e topit, duke mos lejuar që Bari të krijonte rrezikshmëri të madhe. Pas katër minutash shtesë, sfida u mbyll me rezultatin 2-0, që i dha kuqezinjve kalimin në turin tjetër.

Në 1/16-at e Kupës së Italisë, Milani do të përballet me Leçen, skuadër që eliminoi Juve Stabian në raundin e mëparshëm.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet, prezanton sulmuesin nga rivalët e Superiores
Next: Sezoni nis “malore” për Atletico-n, humbje e hidhur për madrilenët

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.