
Portieri Skënder Tahri do të jetë pjesë e Luftëtarit për pjesën e mbetur të këtij sezoni. 21-vjeçari transferohet te skuadra gjirokastrite në formë huazimi nga radhët e Partizanit.
Megjithëse fillimisht klubi i kuq u tërhoq nga kjo lëvizje, palët kanë arritur marrëveshjen për zyrtarizimin e huazimit. Luftëtari synon që përmes këtij afrimi të rrisë sigurinë në prapavijë për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Nga ana tjetër, Tahri do të ketë mundësinë të përfitojë më shumë minuta aktivizimi në fushën e lojës.
Klubi bluzi e ka vlerësuar lojtarin si një portier me perspektivë që do të shtojë konkurrencën në repartin e mbrojtjes. Portieri pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje për t’u përgatitur për sfidat e radhës.






