
Mislav Karoglan nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ballkanit. Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.
Tekniku 44-vjeçar dhe klubi nga Theranda kanë vendosur të ndajnë rrugët pas një periudhe 10-mujore në krye të ekipit. Lajmi për largimin e trajnerit nga Spliti i Kroacisë u konfirmua zyrtarisht nga vetë klubi i Superligës së Kosovës.
Përmes një njoftimi për mediat, Ballkani bëri me dije se ndërprerja e kontratës ka ardhur për arsye personale të teknikut. Klubi shprehu mirënjohjen e tij për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë nga Karoglan gjatë kësaj periudhe.
Tashmë Ballkanit i duhet të gjejë një zëvendësues për të marrë drejtimin e skuadrës për sfidat e ardhshme.




