
Klubi i Turbinës, pas shumë viteve mes Kategorisë së Parë dhe të Dytë, tashmë ka rënë në Kategorinë e Tretë dhe nuk po arrin të shfaqet më në nivelet e kërkuara. Por drejtuesit e klubit duket se synojnë që skuadra e Cërrikut, të kthehet edhe një herë protagonist në futbollin shqiptar.
Kësisoj, është zyrtarizuar sot në pankinë një emër i njohur për këtë klub, pasi drejtimin e ka marrë trajneri Sinan Bardhi, i cili ka një të kaluar të rëndësishme te kjo skuadër dhe ne vitet kur ishte në Kategorinë e Parë.
“KF Turbina Cërrik njofton rikthimin e trajnerit Sinan Bardhi, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në sezonin 2026/2027.
Për Bardhin, kjo do të jetë një tjetër aventurë në krye të Turbinës, skuadër të cilën e ka drejtuar edhe më parë në disa sezone të Kategorisë së Parë: 2007/2008 2009/2010 2015/2016, 2016/2017, 2017/2018, 2018/2019 dhe 2021/2022”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.





