
Liria njoftoi largimin e trajnerit Klodian Duro. Palët vendosën ndarjen mes tyre, pas tetë javëve në Ligën e Parë.
Drejtuesit nuk humbën kohë dhe në stol zgjodhën një emër të njohur si Liridon Leci.
Megjithatë sipas mediave në Kosovë, dëshira e Lirisë së Prizrenit ishte trajneri shqiptar, Nevil Dede.
Ky i fundit ishte në krye të listës së drejtuesve, të cilët duket se nuk arritën një akord me Deden dhe në stol emëruan Lecin.