
Andri Hadroj është ndarë përfundimisht me klubin ukrainas Polisia Zhitomir, duke dalë si futbollist i lirë në merkato.
Mbrojtësi anësor vendosi të prishë marrëveshjen me ekipin ukrainas pas një periudhe të gjatë ku qëndroi në hije dhe u aktivizua kryesisht me skuadrën B.
Pavarësisht mungesës së minutave në nivel klubesh gjatë vitit të fundit, Hadroj ka qenë rregullisht pjesë e grumbullimeve të Kombëtares shqiptare. Statusi i ri si lojtar pa kontratë i krijon hapësira 24-vjeçarit për të gjetur një projekt që i garanton minutazh.
LEXO EDHE: U rrëzua në fushë, zbulohet arsyeja dhe gjendja e Musialës
Në kampionatin shqiptar, mbrojtësi mban një përvojë të pasur pasi më herët ka mbrojtur ngjyrat e Laçit, Bylisit dhe Partizanit.
Pas mbylljes së aventurës në Ukrainë, nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në njërën nga skuadrat e elitës së futbollit shqiptar gjatë kësaj periudhe merkatoje.




