Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Aston Villa, trillim i turpshëm! Tendencë antishqiptare, pas ndeshjes kërcënuan…

VETEMSPORT 23.10.2025 2 minutes read
IMG_9980

Nga ERVIN BAKU 

TRILLIM I PASTËR I ASTON VILLA-s

TURP! TURP! TURP!

Në cilësisë e spikerit zyrtar të ndeshjes, jam dëshmitar okular i gjithçkaje: Para, gjatë dhe pas ndeshjes. 

Norka Security

U njoha edhe unë sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e një çështjeje disiplinore për kore raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 – Aston Villa U19 që përfundoi në barazim 1-1. Dhe nuk mund të qëndroja indiferent karshi pretendimeve, totalisht absurde dhe të pavërteta, të kampioneve të Anglisë. 

Aq shumë e zvogëloi dhe e tërboi në fushë Skënderbeu Aston Villa-n, saqë stafi i tyre sajoi dhe trilloi një përrallë antishqiptare me kore raciste. Një tendencë e pastër antishqiptare. 

Jo mor jo, në asnjë rast, para, gjatë dhe pas ndeshjes, nuk ka patur asnjë kor racist, ASNJË! Madje, në dy raste, gjatë 90 minutave, të rinjtë e Aston Villa-s kanë shkelur Fair-Play-n. Gjatë festimit të golit të tyre, ata provokuan tifozerinë korçare që nuk ra pre e provokimeve. Dhe në një moment tjetër, portieri i tyre, Sam Proctor pështyu një futbollist korçar. Sa turp!!! 

Pas ndeshjes, në korridorin e stadiumit, një pjesëtar i klubit anglez, me një arrogancë të tipit kolonialist, kërcënoi Arqile Zhidron, drejtor i përgjithshëm i akademisë së Skënderbeut dhe Neritan Koçin (FSHF), shoqërues i delegatit të ndeshjes, Haris Gvozden.

Pas ndeshjes, takova dhe bisedova në frengjisht me gjyqtarët e ndeshjes, një treshe nga Andorra. Organizim model i ndeshjes! Asnjë kor racist! ASNJË! 

Atëherë, pse ky trillim britanik??? Pse kjo frymë antishqiptare??? Ça na dinë këta ne, njerëz me bisht??? 

Jo mor jo, jemi shumë herë më të kulturuar se ju… Skënderbeu ka shkuar 2 herë në grupet e Europa League. Ka pritur dhe përcjellë si njerëz dhjetra klube europiane. Në frymën e asaj që “futbolli bashkon”! Nuk ka patur asnjë ankesë! ASNJË!

TRILLIMI JUAJ ËSHTË I TURPSHËM! 

Post navigation

Previous: Akuzat nga Aston Villa, Skënderbeu në sulm: Trillime për rezultatin, publikoni pamjet
Next: Injorim për Shqipërinë? Djali i Bogdanit shkon te Italia, vjen ftesa

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.