
U aksidentua pranë shtëpisë, zbulohet gjendja e gazetarit Ervin Baku
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku ka mbetur i plagosur gazetari sportiv, Ervin Baku. Burimet për mediat bëjnë me dije se, në momentin e…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku ka mbetur i plagosur gazetari sportiv, Ervin Baku.
Burimet për mediat bëjnë me dije se, në momentin e aksidentit, Baku ka qenë me motor pranë shtëpisë së tij, ndërsa është përplasur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu, mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, ku gazetari është dërguar menjëherë te Spitali i Traumës për marrjen e ndihmës së nevojshme.
Gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe po vijojnë ekzaminimet e nevojshme, përfshirë skanerin, për të vlerësuar me kujdes gjendjen e tij, ndërsa lajmi më i rëndësishëm është se, sipas informacioneve të marra, nuk ka rrezik për jetën. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





