Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Barazimi me Vorën, trajneri i Tiranës habit me deklaratënKategoria e Parë/ Pogradeci fiton sërish, vendi i fundit bën surprizën. Rezultatet dhe renditjaRezultat surprizë në Vora-Tirana, si ndryshon renditja e SuperioresVideo/ Selahi asiston, Shehu shënon. Gol shqiptarësh në PoloniVideo/ “Plas” keq në Kategorinë e Parë! Ndërhyn edhe policiaJo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest Muçin
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Klafuric
Kampionati

Barazimi me Vorën, trajneri i Tiranës habit me deklaratën

Publikuar

Dean Klafuriç foli pas barazimit 0-0 të Tiranës ndaj Vorës. Trajneri i bardhebluve tregoi se u kap i papërgatitur nga Xhixha, i cili u sëmur vetëm së…

Dean Klafuriç foli pas barazimit 0-0 të Tiranës ndaj Vorës. Trajneri i bardhebluve tregoi se u kap i papërgatitur nga Xhixha, i cili u sëmur vetëm së fundmi.

“Pjesën e dytë e luajtëm më mirë se të parën. Dhe në pjesën e parë ne ishim ekipi më i mirë. Ndodhi e njëjta gjë si me Elbasanin, që në pjesën e dytë ne luajtëm më mirë.

Zëvendësimet tona ishin të mira. Kur i zëvendësuam lojtarët, ishim edhe më mirë në pjesën e dytë. Duhet të justifikohem për Xhixhën, dje ishte me temperaturë gjatë natës. Është shumë i rëndësishëm për ne. Ndaj vendosa që ta nis nga fillimi me Xhixhën sepse është i rëndësishëm. Ishte e dukshme që ishte i lodhur. Kjo ishte arsyeja përse e ndërrova.

Kishim plan B, por Vora është skuadër shumë e vështirë dhe shumë e vështirë të luash kundër tyre. Pas Teutës, janë më agresivët në pjesën defensive. Shumë e vështirë të luash kundër Vorës. Ne luajtëm shumë mirë. Nuk ka arsye të ndryshonim diçka. Kontrolluam lojën dhe pse të vendosim një plan B? Nuk është koha për plan B, nëse po kontrollon lojën.

Norka Security

Mendoj se merituam sot që të fitonim. Kjo ishte ndeshje shumë e vështirë për shkak të kundërshtarit. Nëse nuk e fiton, është mirë që nuk humbet. Ne nuk humbëm, është në rregull që morëm 1 pikë. Psikologjikisht nuk është keq. Me sjelljen dhe çfarë lojtarët dhanë jam i kënaqur, por jam i mërzitur për pikët”, u shpreh Klafuriç për “RTSH”.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.