
Zhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te Juventus
Edon Zhegrova po arrin të fitojë hapësira dhe mbështetjen e tifozëve me paraqitjet e tij të fundit me Juventusin. I aktivizuar shpesh si zëvendësues,…
Edon Zhegrova po arrin të fitojë hapësira dhe mbështetjen e tifozëve me paraqitjet e tij të fundit me Juventusin. I aktivizuar shpesh si zëvendësues, aktivizimi i anësorit të sulmit të Kosovës, ka qenë shpesh shkëndija që i duhej skuadrës bardhezi për të përmirësuar lojën sulmuese.
Kështu rezultoi edhe ndaj Napolit ku shpërthimet e Zhegrovës ishin ata që i dhanë shtysën Juventusit drejt fitores 2-0. Por pavarësisht kësaj situate dhe formës së tij, Juventusi ka marrë një vendim që padyshsim ka zhgënjyer anësorin e sulmit.
Pas dëmtimit të kapitenit Manuel Lokateli, Juventusi kishte mundësinë që të ndërronte një lojtar në listën UEFA për Ligën e Europës, ku në fillim të edicionit la jashtë pikërisht Zhegrovën. Shumëkush mendonte se emri i tij do të përfshihej në këtë listë pas situatës me kapitenitn, por bardhezinjtë kanë vepruar ndryshe.
Ka qenë vetë administratori Xhovani Karnevali ai i cili ka konfirmuar në një mbledhje me aksionerët e klubit se ndryshimi në listë do të bëhej, por në vend të Lokatelit, do të vendosej Xhef Ekhator, i afruar si një investim për të ardhmen e klubit. Kësisoj, Zhegrova mbetet ende jashtë dhe për ta parë në fushë në Europë, duhet pritur ndoshta pjesa e dytë e edicionit në këtë turne, në vitin 2027.
Burimi: Mediat italiane
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





