Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Trofeu i Superiores
Uncategorized

Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i Superiores

Publikuar

Klubi i Superiores, Egnatia ka marrë një shtysë të fuqishme financiare dhe morale përpara sfidës së radhës. Presidenti i skuadrës rrogozhinase, Agim…

Klubi i Superiores, Egnatia ka marrë një shtysë të fuqishme financiare dhe morale përpara sfidës së radhës.

Presidenti i skuadrës rrogozhinase, Agim Demrozi, ka vendosur një premio për lojtarët me një shifër marramendëse për ndeshjen e Conference League ndaj Universitatea Craiovës.

Skuadra do të përfitojë plot 100 mijë euro nëse arrin të marrë një fitore historike në tokën rumune.

Ndërkohë, edhe një barazim në këtë transfertë të vështirë do të shpërblehet me një premio prej 30 mijë eurosh për grupin.

Norka Security

Ky gjest vjen si një konfirmim i mbështetjes së madhe nga ana e drejtuesve për të arritur rezultate sa më të larta në Europë.

Egnatia udhëton drejt Rumanisë me objektivin e qartë për të marrë pikë dhe për të regjistruar një tjetër sukses të madh ndërkombëtar. Tifozët dhe stafi teknik shpresojnë që ky entuziazëm të përkthehet në një paraqitje fantastike gjatë 90 minutave të ardhshme. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Ion Oblemenco”, në orën 21:00.

Burimi: Vetem Sport24

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme