
Jo vetëm Roma, pretendentët e Serisë A tentojnë Ernest Muçin
Ernest Muçi është kryefjala e Superligës turke. Paraqitjet e tij këtë edicion kanë qenë të jashtëzakonshme, aq sa emrat e mëdhenj të futbollit evropian…
Ernest Muçi është kryefjala e Superligës turke. Paraqitjet e tij këtë edicion kanë qenë të jashtëzakonshme, aq sa emrat e mëdhenj të futbollit evropian kanë trokitur në dyert e klubit të Trabzonspor.
Shifra e kërkuar nga këta të fundit prek 22 milionë eurot, e cila sipas ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, duket e pranueshme për drejtuesit e Romës. Mirëpo, duket se verdhekuqtë kanë një konkurrencë të ashpër për të siguruar shërbimet e tij.
Lazio përmendet që ka hyrë gjithashtu në garë, duke e bërë edhe më interesante konkurrencën për pogradecarin 25-vjeçar. Mediat në Itali e thonë me bindje se Ernest Muçi mund të largohet nga Turqia për të kaluar në Serie A.
Ndaj edhe merkatoja e janarit pritet të jetë e zjarrtë për lojtarin që po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke regjistruar 3 gola dhe 6 asiste deri tani në kampionat.
Burimi: Vetëm Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





