Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

Berat Gjimshiti mund të transferohet te Milani

VETEMSPORT 06.08.2025 2 minutes read
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti

Milani është një nga klubet më aktive sa i përket merkatos në Itali. Kuqezinjtë kanë pësuar ndryshime të shumta, në të gjithë sektorët.

Drejtor sportiv u emërua shqiptari Igli Tare, i cili zgjodhi si trajner Massimiliano Allegrin. Tare ia doli të marrë edhe një tjetër shqiptar te kuqezinjtë, si Ardon Jashari nga Club Brugge.

Megjithatë numri i shqiptarëve te Milani mund të shkojnë në tre. Sipas asaj që raportohet nga Italia, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është opsion për mbrojtjen e “djallit”.

Milani mund të humbasë Malick Thiaw në këtë merkato vere, me interesime nga Italia, por edhe nga Premier League, aty ku janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të klubit.

Norka Security

Në rast se shitet mbrojtësi gjerman, te Milani do të nisë puna për të gjetur një mbrojtës të ri. “La Gazzetta dello Sport” raporton se dy alternativa janë lojtarët e rinj, Comuzzo dhe Leoni, por jo vetëm kaq.

Për mbrojtjen përmendet edhe Berat Gjimshiti, i cili shpesh është përfolur për një largim të mundshëm nga Atalanta këtë verë. Shqiptari ka eksperiencën e duhur dhe mund të jetë një zgjidhje ideale për Milanin, edhe për shkak se e njeh kampionatin italian.

/tvklan.al

Post navigation

Previous: Lirim Kastrati pranë firmës me Vllazninë
Next: U largua nga Rusia, Bernard Berisha arrin akordin me skuadrën shqiptare

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.