Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Miliona euro në skenë, Igli Tare bëhet gati për aventurën e re

VETEMSPORT 27.10.2026 2 minutes read
Igli Tare

Igli Tare mund të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite, pas eksperiencës te Milani, e cila u mbyll para kohe dhe pa rezultatet që priteshin. Ish-drejtori sportiv i Lazios, emri i të cilit është përfolur në disa klube italiane, tashmë ka hyrë në negociata për të marrë një post drejtues tek Al Ahly.

Sipas gazetarit italian Francesco Porzio, drejtuesit e klubit saudit kanë nisur bisedimet me Taren për t’i besuar postin e drejtorit sportiv.

Al Ahly kërkon të shfrytëzojë eksperiencën e shqiptarit në futbollin italian, veçanërisht aftësinë e tij për të identifikuar dhe afruar futbollistë cilësorë në merkato.

Por negociatat kanë edhe një element që ka tërhequr vëmendjen. Vetë Porzio e ka përshkruar Taren si një drejtues me të cilin është “e vështirë të punohet”, për shkak të karakterit strikt dhe mënyrës së tij të drejtimit.

Norka Security

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar drejtuesit e Al Ahly të vazhdojnë kontaktet me shqiptarin. Klubi kërkon të plotësojë vendin që mbeti bosh pas largimit të portugezit Rui Pedro në shtator.

Për momentin, palët nuk kanë njoftuar ndonjë marrëveshje përfundimtare. Nëse negociatat konkretizohen, Tare do të largohet nga futbolli italian ku ka drejtuar për shumë vite për të marrë drejtimin sportiv të një klubi në Arabinë Saudite.

Lexo edhe:

  • Igli Tare rikthehet në Serinë A, i sjell fat pretendentëve
  • SPAK sekuestron një tjetër vilë: Belinda Balluku e fshehu sërish në emrin e Igli Tares
  • E papritur/ Jep dorëheqjen presidenti i Federatës

Post navigation

Previous: Denoncimi i fortë: Ergys Agasi dhunohet në burg
Next: Pezullime të ashpra dhe gjoba, Disiplina bën “kërdinë”. Zbulohen vendimet

LEXO EDHE:

Coppa Italia - Quarter Final - Juventus v Empoli
  • Bota

ZYRTARE/ Juventusi i ndërpret kontratën trajnerit

VETEMSPORT 30.10.2026
lazio
  • Bota

E pabesueshme në Serinë A! Shënohen 4 gola brenda 16 minutave të para

VETEMSPORT 27.10.2026
bandicam-2026-10-26-18-21-29-950
  • Bota

VIDEO/ Ernest Muçi i pandalshëm! 3 gola në 8 minuta mbajnë firmën e shqiptarit

VETEMSPORT 26.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.