Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Celtic fiton titullin në Skoci, Hearts dorëzohet në javën e fundit

VETEMSPORT 16.05.2026 2 minutes read
Celtic Skoci

Celtic fitoi titullin kampion në Skoci për të pestin sezon radhazi, pasi mposhti Hearts me rezultatin 3-1 në javën e fundit të kampionatit.

Përballja në “Celtic Park” ishte vendimtare për titullin dhe u luajt deri në minutat e fundit. Hearts kishte hyrë në këtë sfidë si kryesuese e kampionatit dhe i mjaftonte edhe një barazim për të fituar titullin e parë kampion që nga viti 1960.

 Ekipi i Derek McInnes kishte kryesuar renditjen që prej muajit shtator dhe kërkonte të bëhej skuadra e parë jashtë “Old Firm” që fiton kampionatin skocez pas Aberdeen në vitin 1985.Hearts kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë me Lawrence Shankland, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje këndi të Kingsley.

Celtic barazoi në shtesën e pjesës së parë me Arne Engels nga pika e penalltisë, pas një prekjeje me dorë të Alexandros Kyziridis.

Norka Security

Në pjesën e dytë, vendasit dominuan lojën dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 88-të me Daizen Maeda, pas një aksioni që u konfirmua nga VAR.

Në kohën shtesë, Callum Osmand realizoi edhe golin e tretë për Celtic në kundërsulm. Me këtë sukses, Celtic shkoi në kuotën e 56 titujve kampionë në histori, duke kaluar Rangers.

Trajneri Martin O’Neill arriti kështu të fitojë sërish kampionatin me Celtic, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në pankinë.

Nga ana tjetër, Derek McInnes e mbylli sezonin në vendin e dytë me Hearts, pas një kampionati ku skuadra e Edinburgut qëndroi për muaj të tërë në krye të renditjes dhe luftoi për titull deri në javën e fundit.

Post navigation

Previous: Shkëlqeu në Superiore, Kasalla drejt Ukrainës
Next: Zekiç drejt rikthimit te ish-skuadra

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.