Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Dybala ul pagën për të qëndruar te Roma

VETEMSPORT 20.05.2026 3 minutes read
paulo dybala

Paulo Dybala mund të qëndrojë te Roma, ndonëse kontrata aktuale me klubin verdhekuq i skadon më 30 qershor. Vetë Dybala, para derbit të fituar ndaj Lazios, kishte deklaruar se ajo ndeshje mund të ishte e fundit për të në “Olimpico” me fanellën e Romës. Një deklaratë që shtoi dyshimet mbi vazhdimësinë e tij në kryeqytetin italian, megjithëse pista e rinovimit mbetet ende e hapur.

Një nga faktorët kryesorë që pritet të ndikojë në vendimin final është kualifikimi i Romës në Champions League. Për klubin, pjesëmarrja në kompeticionit më të rëndësishëm europian do të kishte ndikim të madh në aspektin ekonomik, projektin sportiv dhe të ardhurat nga sponsorët dhe të drejtat televizive. Pikërisht për këtë arsye, pozicioni në renditje pas javës së fundit të Serie A konsiderohet vendimtar edhe për të ardhmen e Dybalës.

Sipas informacioneve që qarkullojnë pranë klubit, sulmuesi argjentinas ka shfaqur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin med Romën. Dybala do të pranonte një ulje të ndjeshme të pjesës fikse të pagës dhe një formulë të re kontrate të bazuar më shumë te bonuset për paraqitjet dhe performancën në fushë.

Kjo lëvizje shihet si një sinjal pozitiv nga ana e lojtarit, i cili ka treguar dëshirën për të vazhduar projektin në kryeqytetin italian. Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë preferuar të shtyjnë çdo vendim deri në mbylljen e sezonit dhe qartësimin e objektivave sportive.

Norka Security

Në këtë situatë, në Romë ishte edhe agjenti i Dybalës, Carlos Novel. Ai mbërriti në kryeqytetin italian për të qenë pranë lojtarit dhe për të ndjekur derbin ndaj Lazios në stadiumin Olimpico. Gjatë qëndrimit të tij pati kontakte me drejtuesit e klubit, por pa zhvillime konkrete në lidhje me rinovimin.

Pas takimeve, agjenti u largua nga Roma pa një marrëveshje zyrtare, ndërsa palët kanë vendosur që bisedimet të vazhdojnë pas javës së fundit të kampionatit. Për momentin, as klubi dhe as lojtari nuk duket se kanë ndërmend të mbyllin përfundimisht raportin.

Në planin sportiv, Dybala mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, si për cilësinë teknike ashtu edhe për ndikimin në repartin ofensiv. Për këtë arsye, Roma do të duhet të balancojë aspektin financiar me nevojën për të ruajtur një nga futbollistët kryesorë të projektit.

Gjithçka pritet të sqarohet në ditët e ardhshme, kur sezoni të jetë mbyllur dhe klubi të ketë një panoramë më të qartë për objektivat dhe buxhetin e sezonit të ardhshëm. Deri atëherë, e ardhmja e Paulo Dybalës mbetet ende pezull.

Post navigation

Previous: Modric projektohet titullar, te Milani marrin vendimin për ndeshjen me Cagliarin
Next: Egnatia e motivuar në “Final 4”, kampionët me një favor

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.