Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Të Tjera

Dyshimet e raundit të dytë, menaxheri i Prengës zbulon gjithçka: Nuk e ngrinim dot nga shtrati para ndeshjes

VETEMSPORT 28.07.2026 2 minutes read
prenga

Menaxheri i boksierit Kristian Prenga, Keith Sullivan, ka reaguar për të sqaruar prapaskenat e humbjes ndaj Anthony Joshuas në Xheda.

Boksieri shqiptar arriti ta rrëzonte dy herë ish-kampionin e botës në raundin e parë, përpara se të mposhtej me nokaut në raundin e dytë. Sullivan hodhi poshtë të gjitha teoritë e konspiracionit dhe zbuloi se Prenga kishte qenë i sëmurë rëndë dy javë përpara përballjes.

Përfaqësuesi i tij tregoi se sportisti vuajti nga një temperaturë e lartë dhe qëndroi tetë ditë me radhë në shtrat. Për këtë arsye, stërvitja dhe ndeshjet e stërvitjes u ndërprenë tërësisht gjatë qëndrimit të tij në Dubai.

“Kristian ishte sëmurë shumë para ndeshjes. Ai nuk u stërvit për dy javë para se të shkonte në Xheda.

Norka Security

Ai kishte temperaturë 38.8 gradë Celsius dhe qëndroi në shtrat për tetë ditë rresht… u zhvendos në kamp në Dubai, solli një mjek, mori analiza gjaku për t’u siguruar që nuk po ndodhte diçka më serioze.

Ata thanë se ishte thjesht i rraskapitur dhe menduan se ishte grip ose ftohje, apo diçka e tillë, dhe se do ta kalonte. U deshën 14 ditë, kështu që kishim shtatë ditët e fundit para se të shkonim në Xheda për stërvitje. Në Dubai nuk mund ta ngrinim nga shtrati për të shëtitur”, tha ai.

Menaxheri sqaroi se Prenga e konsumoi të gjithë energjinë gjatë raundit të parë dhe nisi raundin e dytë pa fuqi fizike. Për britanikun Anthony Joshua, ky triumf shërbeu si një hap drejt përballjes së madhe me Tyson Fury-n. Pavarësisht humbjes, stafi i boksierit shqiptar e cilësoi këtë përballje si një nga pesë minutat më të bukura në historinë e këtij sporti.

Post navigation

Previous: Skënderbeu godet në merkato, gati firma me kampionin te Tirana
Next: Kampion me Egnatian, mbrojtësi drejt Vllaznisë

LEXO EDHE:

qeveria
  • Të Tjera

Absurde! Qeveria merr vendimin drastik për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 12.10.2026
nelson hysa
  • Të Tjera

Konfirmohet dueli i madh, kampioni i boksit do të përballet me shqiptarin

VETEMSPORT 28.09.2026
samir mane
  • Të Tjera

Samir Mane i futet futbollit? Zbulohet lëvizja e fundit

VETEMSPORT 23.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.