
E ardhmja e talentit të Bayern Munich, Erblin Osmani, është kthyer në qendër të diskutimit.
Mesfushori 17-vjeçar u pajis së fundmi me pasaportën e Kosovës, ndërsa ambasadori Faruk Ajeti deklaroi se ai ka zgjedhur të përfaqësojë “dardanët”.
Mirëpo, e përditshmja e njohur gjermane “Bild” raporton se lojtari nuk e ka marrë ende një vendim. Ky zhvillim ka nxitur shqetësime në mediat gjermane se kombëtarja e tyre po humbet një nga xhevahiret më të mëdhenj të akademisë bavareze.
Sa i përket ecurisë me klubin, 17-vjeçari është aktivizuar në katër javët e para të Bundesligës, ku ka arritur të dhurojë edhe një asist.
Sidoqoftë, mesfushori i ri mbeti jashtë listës zyrtare të Bayernit për ndeshjet e Champions League.







