
E rëndë! Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar, fiken kamerat dhe goditen lojtarët
Një ngjarje e rëndë ka njollosur sfidën e Kategorisë së Parë mes Orikut dhe Kukësit, ku dhuna fizike ka kaluar futbollin në plan të dytë. Sipas…
Një ngjarje e rëndë ka njollosur sfidën e Kategorisë së Parë mes Orikut dhe Kukësit, ku dhuna fizike ka kaluar futbollin në plan të dytë.
Sipas shtypit të shkruar, gjatë pushimit të ndeshjes, lojtarët dhe stafi i skuadrës vendase kanë sulmuar fizikisht pjesëtarët e ekipit verilindor.
Gjithçka nisi fillimisht si një përplasje verbale, por situata degjeneroi me shpejtësi në tunelin mes dhomave të zhveshjes, duke krijuar disa minuta kaos total. Për të qetësuar gjakrat dhe për të rivendosur rendin u desh ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë.
Pamjet pas incidentit tregojnë pasoja të dukshme fizike te disa futbollistë të Kukësit, të cilët kanë mbetur me shenja këpucësh në trup pasi janë goditur me shkelma nga vendasit.
“Panorama Sport” raporton se detaj tjetër lidhet me kamerat e brendshme të sigurisë në stadium, të cilat ndonëse mbulojnë zonën e përplasjes, janë deklaruar të fikura dhe jofunksionale.
Pas kësaj ngjarjeje që doli plotësisht jashtë kufijve të normalitetit sportiv, vëmendja zhvendoset te reagimi zyrtar i institucioneve të futbollit. Komisioni i Disiplinës pritet të marrë masa të rënda ndëshkuese ndaj të gjithë protagonistëve të përfshirë në këtë incident.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





