Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Erion Braçe sulmon hapur presidentin e Superiores: Kjo është të lësh nam…

VETEMSPORT 19.08.2026 3 minutes read
brace demi

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi u bë viral me pamjet nga dhomat e zhveshjes, pas fitores 4-0 përballë Auda, triumf që e çoi për herë të parë në “play-off” të Conference League. Pamjet e tij duke “shqyer” qesen me lekë para lojtarëve, kanë thyer rrjetin nga Tirana, në Itali e deri në Argjentinë.

E pikërisht për këtë ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ky i fundit e quan si “lënie nami” këtë gjest të Bardhit, duke u kapur me detajin e parave në thes të zi. Ndër të tjera, ai thekson se pas këtyre pamjeve, do ta ketë të vështirë që të bindë ministrin e Financave për ligjin e sponsorizimit në sportin shqiptar, e kryesisht futboll. 

REAGIMI I ERION BRAÇES:

Shiheni videon; Kjo është të lësh nam nga Shqipëria në Argjentinë. E kthim-me para në qese të zeza në dorë. Diario.Ole është media në Argjentinë dhe po xhiron në gjithë botën këto pamje shqiptare! Dëgjoni; Unë kam qenë për shumë gjatë kundër një ligji për sponsorizimin, me fokus sportin e posaçërisht futbollin.

Nisur nga realiteti i parave në qese të zeza që qarkullojnë në sport, posaçërisht futboll. Këto pamje më provojnë që kam pasur të drejtë, por edhe që ministrat e financave që kanë kundërshtuar kishin të drejtë. Për shkak se jam tifoz futbolli-e dinë të gjithë këtë, duke parë nga afër vështirësitë financiare të klubeve të futbollit të cilat shkojnë drejt rrënimit, jo drejt zhvillimit, duke parë që sukseset e ekipit kombëtar nuk po e ndihmojnë futbollin në çdo nivel, vjet në nëntor propozova një ligj për sponsorizimin e sportit!

Ndryshova qëndrim, poooooo! Ministri i Financave jo! Pas këtyre pamjeve, realisht nuk di a t’i mbush mendjen ministrit të Financave për ta pranuar atë ligj; Thelbi i tij është që një pjesë nga fitimet e çdo kompanie t’i shkojnë sportit, por në rrugë të ligjshme e në bilance transparente e të pastra të sportit; Jo në qese të zeza e duke ia hedhur surratit lojtarëve, mu si ata të dehurit nëpër dasma apo ambiente tallavaje! Nuk ndodh kĕrkund tjetër kjo! Sinqerisht, unë nuk e di ç’bën në jetën tjetër presidenti i Dinamos, pra përtej futbollit, nuk më intereson fare;

Por shpresoj të mos merret me ekonomi, ndryshe do të vendosë në vështirësi të madhe organet ligjzbatuese në fushën fiskale. Në fund, kam një pyetje për FSHF-në: Funksionon tek ju si institucion që organizon garat në futboll, UEFA Financial Fair Play?! Ky me qese të zeza nuk është i tillë, as për garat kombëtare e as për garat ndërkombëtare, siç kjo e UEFA-s në video!

Post navigation

Previous: Po shkëlqen në SHBA, Mehmeti i vendosur për kombëtaren
Next: Kaos te Tirana para fillimit të kampionatit, shkak bëhet… FIFA

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.