Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Jemini sulmon Dajën: Është i llastuar! Ku është parë kjo?!Vendim drastik! Manaj largohet nga Sivasspor, zbulohet e ardhmjaShpërthen ish-kapiteni: Klubi drejtohet nga patronazhistëtDaja largohet nga Dinamo për kampionët? Vjen konfirmimiSenegali apo Maroku? CAS zyrtarizon fituesinDeklarata e fortë: Kampionati shqiptar mbahet me shitje ndeshjesh
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Daja dhe Jemini
Kampionati

Jemini sulmon Dajën: Është i llastuar! Ku është parë kjo?!

Publikuar

Ish-arbitri dhe njëkohësisht analisti i njohur, Lorenc Jemini nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të Dinamos, Ilir Daja. I ftuar në emisionin "Procesi…

Ish-arbitri dhe njëkohësisht analisti i njohur, Lorenc Jemini nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të Dinamos, Ilir Daja. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Jemini është shprehur me kritika për qëndrimin që ka mbajtur trajneri Daja gjatë këtij sezoni, duke përmendur këtu lojtarët që ka në dispozicion për t’i shfrytëzuar te skuadra, por edhe për sjelljet e ndëshkueshme që e kanë mbajtur shpesh të pezulluar nga detyra.

Për Jeminin, rasti i Dajës përbën rast studimor, pasi sipas tij nuk është parë në asnjë vend të botës që një trajner të jetë i dënuar në 7-8 javë nga 12 javë kampionati gjithsej. Më tej, Jemini shkon duke e quajtur edhe tepër të “llastuar” për ankesat që ka ndaj mungesës së lojtarëve, edhe pse kontingjenti është po aty.

Duhet thënë se Dinamo është në pikë kritike, pasi nuk njeh fitore prej 7 ndeshjesh radhazi. Humbja e fundit ndaj Elbasanit, kulmoi edhe me shpërthimin e presidentit Ardian Bardhi që kërkoi reflektim të menjëhershëm. Në të kundërt, do të ketë gjoba dhe ndëshkime.

DEKLARATA E LORENC JEMINIT NË EMISION:

Norka Security

“Konstatimi i Dinamos është rast për studim në kampionatin shqiptar. Kjo ndeshje ka qenë një nga më të mirat e Dinamos. Pjesa e parë mund të kishte dal 3-0. Por unë mund të them diçka që Dinamo ka 36 lojtarë nën kontratë dhe aty thotë që skemi lojtarë për të ndërruar.

Po të shikosh këtë javë, katër lojtarët e ekipit të parë kanë luajtur në kategorinë e tretë. Lojtarët e ekipit të parë. Që nuk janë as të dëmtuar dhe as të pezulluar. Nuk po i them me emra.

E treta. Keni parë në ndonjë vend të botës që 12 javë në kampionat, një trajner të jetë dënuar në 7-8 javë. A ndodh kjo? Pse ndodh kjo? Ta them unë pse ndodh kjo. Sepse ai trajneri Daja është tejet mase i llastuar. Nuk ka mundësi që një trajner profesionist. U dënove një herë, dy herë? Si del prapë proteston për arbitrat? Dënohesh prapë 5 javë. Kush ia tërhoqi veshin atij? Ti nuk proteston dot te arbitri, e zgjidh unë atë punë, ai që ka instanca për ta zgjidhur. Nuk shkon ti futesh në fushë. Ai futet në fushë çdo tre ndeshje”.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme