
Trajneri italian zëvendëson Dajën? Jep sinjalin: Jam i lidhur me Bardhin dhe Dinamon
Trajneri Ilir Daja rrezikon largimin nga Dinamo. Shkak për këtë është bërë situata aspak e qetë tek blutë. Pas humbjes me Elbasanin, presidenti Ardian…
Trajneri Ilir Daja rrezikon largimin nga Dinamo. Shkak për këtë është bërë situata aspak e qetë tek blutë.
Pas humbjes me Elbasanin, presidenti Ardian Bardhi doli me komunikatë kundër ekipit, duke kërkuar ndryshim rezultatesh.

Në postimin e presidentit në faqen e klubit, ka reaguar edhe ish-trajneri i kryeqytetasve, Rodolfo Vanoli.
“E njoh Presidentin, i dashuruar pas Dinamos… jam shumë i lidhur me të dhe me klubin, bëj dhe do të bëj gjithmonë tifo për ju…”, shkruan Vanoli.

Një sinjal ky nga trajneri italian, që duket se kërkon të rikthehet te Dinamo.
Burimi: Vetëm Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.




