Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesinPërplasje te Kombëtarja? Dalin pamjet, Daku kapet me…E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik“Plas” në Kombëtare? Etrit Berisha bën deklaratën e fortëGjest i turpshëm, Taulant Balla ofendon tifozët në stadium
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Gara për Champions, Roma futet në katërshe. Juventus zbret i 6-ti
Bota

Gara për Champions, Roma futet në katërshe. Juventus zbret i 6-ti

Publikuar

Gara për një vend në Champions League në Itali, është bërë më e ashpër, pas javës së parafundit, që rezervoi rezultate surprizë.

Skuadra e Juventusit ka zbritur në vendin e gjashtë në kuotën e 68 pikëve. Ky pozicionim erdhi pas humbjes së pësuar në shtëpi përballë Fiorentinës me rezultatin 0-2.

Kjo disfatë e bardhezinjve u shfrytëzua nga Roma dhe Como, të cilat arritën të fitonin përballjet respektive. Verdhekuqtë morën tri pikë të arta në derbin kundër Lazios, duke triumfuar me shifrat 2-0 falë dy golave të shënuar nga Mancini.

Pas këtij suksesi, Roma ngjitet në vendin e katërt me 70 pikë dhe një fitore në javën e fundit i garanton kualifikimin në Champions. Në të njëjtën kuotë pikësh ndodhet edhe Milani i vendit të tretë, që fitoi në transfertë 1-2 kundër Genoas. Golat e shënuar nga Nkunku me penallti dhe Athekame i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Massimiliano Allegri.

Norka Security

Skuadra e Comos mban aktualisht vendin e pestë me 68 pikë, pas suksesit minimal 1-0 të arritur ndaj Parmës. Ndërkohë, Napoli ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ekipi i udhëhequr nga Antonio Conte mposhti Pisan me rezultatin 3-0 dhe ruan vendin e dytë me 73 pikë në klasifikimin e përgjithshëm.

Standings provided by Sofascore
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.