Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Hije dyshimi/ Ceferin “bleu” apartamentin në Milano për 670 mijë euro, e mori nga presidenti i…  

VETEMSPORT 28.04.2026 2 minutes read
ceferin gravina

Një hetim i publikuar nga “Il Fatto Quotidiano” ka zbuluar një transaksion pasurish të paluajtshme në qendër të Milanos, që përfshin familjet e dy drejtuesve më të lartë të futbollit, Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe ish-presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina.

Në dhjetor të vitit 2025, vajza e presidentit të UEFA-s bleu për rreth 670 mijë euro një apartament prej 80 metrash katrorë në lagjen “Porta Venezia”, i cili ishte në pronësi të vajzës së ish-presidentit të FIGC.

Kjo pronë ishte blerë fillimisht në vitin 2019 për 650 mijë euro, në një kohë kur ndaj Gravinës po kryheshin verifikime mbi operacione financiare që lidheshin me të drejtat televizive.

Ceferin ka deklaruar se blerja është kryer në mënyrë plotësisht ligjore dhe sipas vlerës së tregut për nevojat e studimit të vajzës së tij. Nga ana tjetër, mbrojtja ligjore e Gravinës ka theksuar se klienti i tyre është i huaj për çdo akuzë dhe se prona nuk kishte asnjë kufizim ligjor.

Norka Security

Megjithatë, dyshimet e ngritura në media aludojnë për prapaskena politike që mund të lidhen me mbështetjen e UEFA-s ndaj federatës italiane. Vetëm pak ditë më parë, UEFA kërkoi nga Italia që të mos ketë ndërhyrje të jashtme në punët e Federatës, në një kohë kur kanë nisur hetimet për favorizim të arbitrave ndaj Interit.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen për shkak të raporteve të ngushta mes dy protagonistëve në një moment delikat për qeverisjen e futbollit.

Post navigation

Previous: “Tronditet” Tirana, sulmuesi dëmtohet dhe mbyll sezonin
Next: Italia shkon në Botëror? Detaji në SHBA zbulon gjithçka

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.